Sulmuesi kuqezi Edgar Cani shpëton në fund një edicion të dështuar, pasi shënoi dy gola shumë të rëndësishëm për ekipin e Barit. Sulmuesi shënoi dy gola që i hapën rrugë fitores 4-1 ndaj Novarës duke u kualifikuar në fazën play-off për një biletë në Serie A.
Cani e nisi këtë sezon me Carpin u transferua në merkaton e Janarit te Bari ku u kthye në heroin e mbrëmjes së “San Nicolas” përballë 50 mijë të pranishmëve në stadium.
Me hyrjen në lojë gjatë minutës së tetë të pjesës së dytë, Çani shfrytëzoi menjëherë krosimin e Sciaudones, ndërsa në minutën e 74 mjaftoi një prekje e lehtë nga ana e shqiptarit që ndeshja të merrte një tjetër drejtim. Bashkë me Barin, për një vend në Serie A do të luajnë edhe Latina, Cesena, Modena, Crotone dhe Spezia.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com