Edgar Çani do të luajë në Seria B në kampionatin italian të futbollit edicionin tjetër. Sulmuesi shqiptar është huazuar nga Catania tek skuadra e Capri-t, e cila është ngritur në Serie B sezonin e fundit.
“Carpi FC 1909 komunikon se ka arritur një marrëveshje me Catania-n për huazimin me të drejtë blerjeje përfundimtare të sulmuesit Edgar Çani.
Sulmuesi shqiptar, i datëlindjes 1989, me 12 paraqitje dhe 4 gola me fanellën e kombëtares shqiptare, është bashkuar tashmë me shokët e skuadrës në grumbullimin që po zhvillojnë në Brentonico”, njofton klubi italian.
Çani ishte rikthyer në sezonin e fundit në Itali te Catania, pasi kaloi një eksperiencë të hidhur në Poloni.
Por as te ekipi i Catanias nuk arriti të gjente veten duke qëndruar vetëm 6 muaj, tani shqiptari synon të tregojë vlerat e tij më të mira te Capri, pasi është mundësia e fundit për t’u rikthyer te Catania, ose një ekip më i madh.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com