Duket se më në fund sulmuesi i ekipit kombëtar të futbollit, Edgar Çani ka gjetur veten. Transferimi në ekipin e Barit, në Serinë B të kampionatit italian të futbollit është pritur mirë nga sulmuesi, i cili në një intervistë të gjatë për mediat lokale shprehet se refuzoi kampionatin portugez dhe pikërisht ekipin e Olhaneses vetëm për këtë qytet, që sipas tij ka ndihmuar shumë shqiptarë në vitet 90. “Ka ardhur momenti që të shënoj një gol për të shpërblyer mikpritjen e Barit për mua dhe për të gjithë shqiptarët që mbërritën në Itali në vitin 91” shprehet ai. Sulmuesi mbërriti në Itali së bashku me nënën e tij vetëm pak muaj, pasi kishte lindur në Tiranë.
“Mikpritja e popullit të Barit është ishte unike. Unë jam pagëzuar këtu dhe mbërritja në këto momente besoj që është një mundësi për të falënderuar të gjithë njerëzit më kanë ndihmuar mua dhe familjen time. Me babanë dhe nënën ishim një nga 20 mijë refugjatët shqiptarë që në bordin e anijes “Vlora” zbarkuan në Bari për një jetë më të mirë. Unë u pagëzova në këtë qytet më pas u largova në Città della Pieve, një krahinë në Perugia. Por nuk e kam harruar kurrë vështirësinë që kaluan, nëna ime më thotë gjithmonë se mikpritja e Barit dhe solidariteti i tyre ka qenë i madh” shprehet futbollisti.
Çani vazhdon më tej intervistën duke deklaruar “Ndoshta ky është një rast për t’u shlyer të gjithë njerëzve atë kanë bërë për familjen time. Unë shpresoj që të mbetem sa më gjatë në qytetin e Barit, pasi për mua do të jetë gjithmonë ndryshe nga të tjerët’ thotë shqiptari. Refuzimin e kampionatit portugez të futbollit, Çani e argumenton në këtë mënyrë “nuk është e habitshme që nuk pranova, pasi mendoj se për një lojtar maksimumi është nëse luan në kampionatin italian.
Bari luan një futboll mjaft të mirë dhe kjo do të më ndihmojmë mua akoma më shumë në sulm. Në Bari ashtu sikur e thashë edhe më lart ndihem si në shtëpinë time, shpresoj që të bëj një debutim sa më të mirë” përfundon ai. Çani në karrierën e tij ka luajtur në shumë ekipe italiane dhe në Poloni, por që deri tani paraqitjen më të mirë e ka shënuar te ekipi i Modenës, pasi në vazhdim karriera e shqiptarit ka lënë për të dëshiruar. Futbollisti i ekipit kombëtar të futbollit vlerësohet maksimalisht edhe nga trajneri italian De Biasi,por që nuk ka arritur që të justifikojë besimin që i ka dhënë tekniku kuqezi dhe ekipet në të cilat ka lujatur.
/Shqiptarja.com