BEOGRAD - Serbia dhe Kosova nuk do të marrin pjesë në ceremonië përkujtimore që do të zhvillohet ditën e nesërme në Belgjikë me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, por kjo për arsye të ndryshme.
Siç raportojnë mediat serbe, Presidenti Tomisllav Nikoliç ka refuzuar pjesëmarrjen dhe kjo për shkak të simboleve të shtetit të Kosovës që do të jeën prezente në ceremoni. Nikoliç ka refuzuar ftesën sapo organizatorët e kanë njoftuar për këtë fakt.
Ndërsa nga ana tjetër, një arsye komplet ndryshe, është ajo e Presidentes Atifete Jahjaga, e cila është detyruar të anulojë vizitën në këtë ceremoni për shkak të krizës politke që po kalon Kosova, e cila ende nuk po arrin të konstituojë parlamentin pas zgjedhjeve të fundit.
Kjo është vizita e tretë jashtë vendit që refuzohet nga ana e Jahjagës për shkak të krizës politike, ku gjatë ditës së nesërme në Belgjikë ishte parashikuar edhe një takim mes saj dhe kancelares gjermane Angela Merkel.
Nikoliç refuzon ftesën në Belgjikë, shkak simbolet e Kosovës
Serbia nuk do të marrë pjesë në ceremominë përkujtimore që do të zhvillohet nesër në Belgjikë, në kuadër të 100-vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe sipas së cilave Presidenti serb Tomisllav Nikoliç ka refuzuar ftesën për pjesëmarrje në këtë përkujtimore, pasi në ceremoni do të jenë të shfaqur edhe simbolet e Republikës së Kosovës.
Sipas mediave serbe, duke cituar njoftimin e Presidencës, thuhet se refuzimi i ftesës ka ardhur pikërisht për shkak të simboleve të shtetit të Kosovës, pavarësisht se vetë Nikoliç kishte parashikuar të merrte pjesë.
“Edhe pse ka qenë në plan që presidenti i Republikës të marrër pjesë në atë mbledhje dhe të nderojë ushtarët e vendeve fituese në Luftën e Parë Botërore, presidenti nuk do të udhëtojë në Belgjikë. Arsyeja është njoftimi që kemi marrë nga organizatorët që në këtë ceremoni do të shfaqen simbolet e Republikës së vetëshpallur të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës, sipas mediave serbe
Ceremonia përkujtimore me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore do të mbahet në Nju Port dhe Ipër.
Jahjaga anulon vizitën, shkak kriza politike
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka anuluar vizitën e tretë jashtë vendit dhe shkak për këtë është kriza aktuale politike. Lajmi bëhet i ditur nga mediat kosovare sipas të cilave, presidentja Jahjaga ka qenë e ftuar nga qeveria belge që të marrë pjesë në ceremonië përkujtimore që do të zhvillohet nesër me rastin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, ku ishte parashikuar edhe një takim i mundshëm me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Zëdhënësi i presidentes Jahjaga, Arbër Vllahiu ka konfirmuar anulimin e vizitës së Presidentes kosovare në ceremoninë përkujtimore.
“Për shkak të krizës së thelluar në Kosovë Presdientja Jahjaga ka anuluar vizitën në Belgjikë, ku është ftuar të marrë pjesë nga qeveria belge në komemoracionin e organizuar për shënimin e 100 vjetorit të fillimit të Luftës së Parë Botërore, të betejës në Iprës dhe rolit të Mbretit Albert. Në këtë komemoracion marrin pjesë udhëheqës të lartë shtetërorë nga vendet të ndryshme të botës dhe Kosova është nderuar në mesin e të gjtiha vendeve të tjera”, ka thënë Vllahiu.

Vllahiu ka konfirmuar gjithashtu se në kuadër të kësaj vizite, ishte parashikuar edhe një takim në mes të Presidentes Jahjaga dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
“Gjatë vizitës në Belgjikë Presidentja Jahjaga ka qenë e paraparë të takohet edhe me zyrtarët më të lartë të Bashkimit Evropian. Për shkak të gjendjes së krijuar në Kosovë, kjo është vizita e tretë e anuluar e Presidentes Jahjaga vetëm gjatë muajit tetor”, ka thënë Vllahiu.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO