Edhe Alex Ferguson dorëzohet:
E kemi humbur titullin kampion

Edhe Alex Ferguson dorëzohet:<br />E kemi humbur titullin kampion
Menaxheri i Manchester United, Alex Ferguson ka pranuar se skuadra e tij pas disfatës së pësuar të hënën ndaj Manchester City, ka humbur titullin e kampionit në Premier League.

Skuadra e “Citizens” me golin e Kompany mundi me shifrat 1:0, ‘Djajtë e kuq’, duke marrë kreun e tabelës kur kanë mbetur të luhen vetëm edhe dy ndeshje. “Fillimi i ndeshjes ishte i mirë për ne, sidomos në posedimin e topit. Por ne gjatë gjithë lojës nuk kemi pasur maturinë e duhur”, ka thënë Ferguson.

“Unë mendoj se ne kemi humbur titullin, sepse ata kanë përparësi mbi diferencën e golave dhe kjo nuk është pak”, tha ai. Ndërkaq lidhur me grindjen me homologun e tij, Roberto Mancinin, Ferguson tha: “Ai fliste gjatë tërë lojës më gjyqtarin. Nuk mund të bëjë këtë në çdo kohë ndaj gjyqtarit”.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'

Lajçak: Jam i sigurt se mund të arrihet marrëveshje për 'Dinarin'