Përfaqësuesja e Bankës Botërore Jane Armitage, deklaroi sot paradite se rritja ekonomike mund të jetë 1%, më e vogël se çfarë mund të pritet dhe vuri theksin tek efektet që mund të kenë zhvillimet në Itali dhe Greqi në rritjen ekonomike të vendit tonë.
“Me sytë nga e ardhmja, Shqipërisë do t’i duhet të përballet me sfida të reja për të ruajtur dhe forcuar përmirësimin e mirëqenies së popullsisë së vet:
"Kriza ekonomike globale (me epiqendër në Evropë) është ende subjekt i pasigurisë në rritje. Shqipërisë, si fqinjët e saj, do t’i duhet të zhvillojë strategji të mëtejshme për të nxitur rritjen, për të ndërtuar kapitalin njerëzor dhe për të siguruar një rrjet të besueshëm të asistencës sociale për shumicën e njerëzve vulnerabël. Shqipëria ishte një nga vendet e pakta në Evropë që ruajti ritme pozitive të rritjes me 3.3 % në vitin 2009, për shkak të ekspozimit të kufizuar në tregjet financiare ndërkombëtare dhe falë një politike fiskale ekspansioniste. Megjithatë, kriza reduktoi remitancat dhe eksportet, gjë që çoi në moderimin e rritjes dhe të ardhurave fiskale. Perspektiva e rritjes ekonomike për vitin 2012 llogaritet të jetë me rreth 1 %, kryesisht për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të mjedisit të jashtëm. Goditjet e jashtme të konsiderueshme kryesisht nga Greqia dhe / ose Italia do të zvogëlojnë më tej perspektivat e rritjes duke pasur parasysh tregtinë e madhe të Shqipërisë, tregun e punës si dhe lidhjet e sistemit bankar me Italinë dhe Greqinë.”- deklaroi zonja Armitage, Drejtoreshe Rajonale per Evropen Juglindore në aktivitetin që po zhvillohet në hotel "Tirana" për 20 vjetorin e bashkëpunimit mes Bankës Botërore e Shqipërisë.
Ajo shtoi se grupi monitorues po vëzhgon me kujdes për këshillime dhe ndihmën financiare që mund t'i jepet Shqipërisë. Pak ditë më parë FMN deklaroi për një rritje ekonomike për 2012, në shifrën e 0.5 % ndërkohë që ministri i Financave dha një shifër, 6 herë më të madhe, 3 %.
BERISHA E BODE ASNJE FJALE PER RRITJEN EKONOMIKE
Në fjalimin e tyre as Kryeministri Berisha as ministri i Financave Ridvan Bode nuk thanë asnjë fjalë as komentuan shifrën më të ulët seç ata e kanë parashikuar, për rritjen ekonomike, por duke u kthyer në kohë në vitet 1997, bën me faj BB se se nuk ka qenë aq e vëmendshme për ta paralajmëruar për rrezikun e piramidave. Lexoni deklaratën e plotë
Ai vlerësoi rolin e Bankës Botërore në këto 20 vite si avokate e dhimbsur e shkëlqyer e interesave të qytetarëve. “Në asnjë rast dhe në asnjë rrethanë nuk ka injoruar efektet e dhimbjet e reformave, por ka bërë gjithcka që të qëndrojë në anën e atyre që janë në nevojë”
(sg/shqiptarja.com)