Edhe Berisha spiun i ish Sigurimit? Genc Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e tij të bashkëpunimit tek Komisioni Bezhani, përgjigja që i la pa fjalë

Edhe Berisha spiun i ish Sigurimit? Genc Pollo dhe Tritan Shehu kërkuan dosjen e tij të bashkëpunimit tek Komisioni Bezhani, përgjigja që i la pa fjalë

Sali Berisha

Ilir Meta po pranon gradualisht se ka bashkëpunuar me ish Sigurimin e Shtetit, duke spiunuar shokët e tij të klasës. Meta e përjetoi me nervozizëm dhe shpërtheu me një fjalor banal pas nismës ligjore të socialistëve për të larguar spiunët nga politika dhe Kuvendi. Por, figura të Partisë Demokratike kanë dyshime të forta se edhe Sali Berisha, aleati kryesor sot i Ilir Metës, ka qenë agjent i ish Sigurimit të Shtetit. Madje, deputetë dhe ish deputetë të PD-së, sot bashkëpunëtorë të Berishës, kanë kërkuar me këmbëngulje dosjen e pretenduar të Berishës si spiun i ish Sigurimit të Shtetit.

Bëhet fjalë për deputetin Tritan Shehu dhe ish deputetin Genc Pollo, të cilët u përplasën me Berishën në vitin fund të vitit 1998, për drejtimin e PD-së. Konflikti u përshkallëzua në vitin 1999, kur Pollo tentoi të sfidonte Berishën për kreun e PD-së. Pollo u tërhoq në momentet e fundit, duke marrë me vete një mëri të madhe politike, e cila çoi në shkëputjen e një grupi deputetësh nga PD-ja, me në krye Pollon dhe Tritan Shehun, duke krijuar më pas një parti të re.

Pas ndarjes, Genc Pollo u angazhua për të zbuluar një dosje të pretenduar të Sali Berishës si bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit. Në emër të grupit të deputetëve të PD-së, Pollo shkoi një ditë në zyrën e Nazif Bezhanit, kryetar i Komisionit Shtetëror për Kontrollin e figurës së zyrtareve dhe personave të larta, për lidhjet e tyre me ish-Sigurimin e Shtetit.

Pollo i kërkoi Bezhanit t’i gjente dosjen e Berishës, i bindur se Berisha kishte qenë spiun. Nazif Bezhani i kishte kujtuar Pollos se një gjë e tillë nuk ia lejonte ligji. Duke marrë këtë përgjigje, Pollo e kërcënon Bezhanin se do ta denonconte publikisht se po mbronte bashkëpunëtorët e ish Sigurimit të Shtetit.

Interesi i Pollos dhe i deputetëve të tjerë të PD-së, për dosjen e Berishës, reflektohet në një libër me kujtime të Nazif Bezhanit:

“Një parti tjetër, e quajtur e djathtë, kërkoi verifikimin e figurës vetëm për dy nga anëtarët e kryesisë, me sa duket për shkaqe personale. Kryetari i kësaj partie e kishte bërë kërkesën me shkresë zyrtare dhe e pruri personalisht në zyrën time, duke më thënë se: “Kam dyshim se këta kanë qënë spiunë të Sigurimit, prandaj të lutem me i kontrollue me shumë kujdes”. Disa ditë pas ardhjes së kryetarit, më kërkuan takim dy të interesuarit. Ata më thanë se kryetari i tyre kishte qënë agjent i UDB-së dhe më lëshuan në tavolinë një libër, duke më thënë: ‘lexoje vetë, ka kaluar kufirin e Shqipërisë më se 10 herë për llogari të UDB-së”. Nuk u premtova asgjë. Mendova se kisha të bëja me një problem shumë të ndërlikuar, prandaj duhej të refuzoja me çdo mënyrë kërkesat e tyre. Në fakt, kisha të gjitha mundësitë për t’i refuzuar këto kërkesa, për shkak se ato ishin pa bazë ligjore. Dhe kështu u veprua.

Por, një nga ngjarjet interesante ishte shkëputja e një fraksioni nga Partia Demokratike, me pretendimet e tyre kundër udhëheqjes së Partisë. Një nga pjesëtarët e këtij grupi, i konsideruar kryetar provizor, erdhi në zyrën time dhe më kërkoi me këmbëngulje kontrollin e figurës së kryesisë së Partisë Demokratike, e në veçanti, të Sali Berishës dhe Pjetër Arbnorit. Ai më siguroi se të dy kanë qenë agjentë, por jo vetëm kaq. Kur unë kundërshtova për të marrë përsipër një verifikim të tillë, për shkak se nuk kishte bazë ligjore, i ashtuquajturi kryetar më kërcënoi se do t’i drejtohej për gjykim opinionit, nëpërmjet masmedias...

  • -Më vjen keq për mungesën e kontrollit të vetvetes. Unë ju sqarova se ligji nuk parashikon kontroll të figurës për partitë politike. Atëherë, të veprojë kundër ligjit, këtë kërkoni ju?! Veç kësaj, më çudit edhe diçka tjetër, ju akuzoni zotin Pjetër që ka kaluar të gjithë jetën në burg, plot 28 vjet!
  • -28 vjet agjent i Sigurimit të Shtetit!- u përgjigj i irrituar.
  • -Absurditet!- iu përgjigja unë.

E pashë keq me të, por e gjeta shpejt një rrugëzgjidhje:

  • -Për mendimin tim, kërkesa që bëni do të kishte një motiv logjik, në rast se ju, si grup fraksionist, i drejtoni një kërkesë Komisioni me firmën e të gjithëve për kontrollin e figurës suaj, dhe, krahas kësaj, të kërkoni publikisht edhe kontrollin e figurës së anëtarëve të Kryesisë së Partisë Demokratike, duke u bërë thirrje që edhe ata të ndjekin shembullin tuaj.

Ky propozim i pëlqeu shumë kryetarit të grupit, i cili u duk më i qetë dhe më zgjati dorën, duke më thënë:

  • -Keni të drejtë, kjo është rruga më e arsyeshme. Do të vij shpejt.

Nuk kaluan as dy orë, kur kryetari i grupit kthehet me një listë në dorë, të firmosur nga shokët e tij. Unë po zbrisja shkallët e Ministrisë, për të shkuar në SHISH. Dhe, pikërisht në rrugë, më dorëzon letrën me firmat e 11 anëtarëve të grupit. E futa atë në xhep dhe u nisa, duke marrë me vete edhe një ndjenjë dyshimi për ta, që më bëri kurioz dhe më detyroi të bëj verifikimin në më pak se dy orë. Nga të 11 fraksionistët, dy prej tyre dilnin me njolla serioze. Më bëri përshtypje, veçanërisht, njëri prej tyre, që shoqëronte kryetarin, i cili mu duk më llafazan dhe më këmbëngulës për kontrollin e figurës së Kryesisë së Partisë Demokratike. Ai më tha se, “jo vetëm unë, por e gjithë familja jonë ka qënë e persekutuar nga regjimi i Enverit, ndërsa tani kërkojmë të na udhëheqin këlyshët e tij. Jo Zotëri, ne nuk mund ta lejojmë këtë!”. Dhe pikërisht, ky “trim” kishte një dosje shumë të madhe. Unë shënova në bllok pseudonimet e tyre: “trëndafili” dhe “sqepari” dhe vendosa të mos merresha me ta”.

264 dosje për politikanët dhe zyrtarët e lartë

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit ka identifikuar 264 dosje për politikanë dhe ish-zyrtarë shqiptarë, bashkëpunëtorë të ish-Sigurimit të Shtetit. Këto dosje janë krijuar nga veprimi dhe zbatimi i ligjit nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik”. Bëhet fjalë për ligjin, në bazë të cilit u ngrit dhe funksionoi komisioni “Mezini” dhe pas tij komisioni ‘Bezhani’.

Komisioni ‘Mezini’ pengoi kandidimin e disa figurave të opozitës së atëhershme, vendime këto që u cilësuan politike e ranë vite më vonë. Më pas komisioni “Bezhani” tentoi pastrimin e politikës shqiptare nga ish-spiunët, por edhe ky komisionin u bllokua më vonë po nga politika. Nga zbatimi i këtij ligji, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thotë se ka identifikuar dhe administruar 264 dosje. Autoriteti ka identifikuar 6724 dosje dhe fashikuj nga fondi i të arratisurve, nga fondi i të huajve 12392 dosje dhe fashikuj si dhe 10733 dosje për bashkëpunëtorët. Janë identifikuar gjithashtu 459 dosje agjenturore, 842 regjistra të ndryshëm (agjenture përpunimi) si dhe 1 174 fashikuj të ndryshëm për vizitorët, turistët, të dënuarit dhe specialistët e huaj.

/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • nuri: 24/08/2022 16:06

    Respekt per SHBA! Sepse ata jane siguri dhe mbrojtje per te gjitha shtetet qe jane te shtypura nga diktaturat terroriste te krimit te organizuar dhe nga korrupsioni. Respekt per znj. Yuri Kim Ambasadore e SHBA ne Tirane! Sepse ajo ka kontribuar per te shkatrruar strukturat e Sistemit Shtetror te krimit dhe korrupsionit te organizuar ne Republiken e Shqiperise. Bajraktari terrorist i UDB Sali Berisha nuk pranon te ulet per te pershendetur as nje shiptar qe kontribon per veten e tij dhe njekohesishte ata jane krenaria e Atdheut tone 23 Gushti eshte dita perkujtimore e viktimave te regjimeve diktatoriale ne Europe. (Komunizem-Nazizem) Respekt dhe Lavdi per ushtaret besnik te Atdheut te cilet jane vrare nga rregjimi i diktatures komuniste serbo-sllave qe ka sunduar ne Shqiperi! Ata jane deshmoret e rezistences per liri dhe demokraci te Atdheut tone. PDSH eshte shtepia e lirise e trashgimtarve te deshmorve te lirise dhe demokracise, cilet derdhen gjakun e tyre te paster kunder pushtuesve te Serbise dhe kunder pushtuesve bolshevik te Rusise. Por kryespiuni dhe mercenari Sali Berisha me mbeshtetjen e agjenturave antishqiptare ne vitin 1990 ka organizuar dhe ka pushtuar PDSH. Ai per te pushtuar PDSH ka perdorur spiunet antishqiptar te llojte te tij. PDSH sa me pare duhet te rikthehet ne dorzim tek shtresa e popullsise se shoqerise se paster demokratike te cilet ju takon sepse ata kane derdhur gjakun e tyre te paster per liri dhe per demokraci. Kurse raca e degjeneruar e mercenarve te berishizmit duhen arrestuar per te dhene llogari per krimet e renda njerzore qe ata kane mbuluar dhe per tradheti kombetare. Organizata kriminale e terroristit Sali Berisha i kane borgje shume te madhe familjeve fisnike dhe ushtarve besnik te kombit tone. ''Zoti vanon por nuk harron''; Prandaj superfuqija e shtetit demkratke te SHBA tani ne vitin 2022 ka leshuar tmerr dhe gazep shume te rende, kunder Sistemit Shtetror te krimit dhe te korrupsionit te organizuar nga kryetradhetari Sali Berisha. Me gjakun e Deshmorve te Lirise dhe Demokracise eshte shkruajtur historia e Shqiperise. Rrofte Shqipnia e Lire Demokratike e Bashkuar ne Paqe dhe ne Vllazerim! Klikoni linkun poshte per te shikuar vidion: Për spiunët e Sigurimit, që janë uzurpatorët e demokracisë në Shqipëri! https://www.facebook.com/pamfletivideo1/videos/584375776512403

    Përgjigju
  • Eros: 23/08/2022 08:05

    Çte them kur 90% e popullit ika gjithe te zezat kete e dine mbare Europa nje bamirse ne shqiperi me tha :Me gjithe ndihmat qe i jane dhene keti vendi do ishte 3 here me mire se zvicra ,per ti edukuar ket popull duhet zbrzur shqiperia ti çoshe neper Evrope te tjetersohn ne edukate e kulture e me pase ti sjellesh ne kete vend te bukur ,keshtu do dine te respektojne shtetin e ligjit.Ndryshe ky popull do te jetoje ne principe e vjedhjes e mashtrimit,krimit e do te jete kopshti me i lulezuare i Mafies internacionale dhe Europa kete situate te popullit Shqiptare e njef mjaft mire.

    Përgjigju
  • Riku: 23/08/2022 07:50

    Komunistet ne pushtet akuzojne Salen se ka bashkepunuar me paraardhesit e tyre dhe kjo e ben pergjegjes... qr ky vend eshte bere si nje marredhenie sexuale mes breshkes dhe kermillit nga e cila ka dale nje dingo wtf... mgjthate politika eshte ne pellgun llumin normal te saj... problemi eshte te hipokrizia ne rritje e publikut... mjerane

    Përgjigju
  • Or tej?: 22/08/2022 18:52

    Birisha asht vec jashtqitje Kombit.

    Përgjigju
  • klajdi: 22/08/2022 18:47

    jemi knaq duke dgju te tilla idjotsira nga kta ,,,ta gzosh dhe nofken e re plako ahhahah

    Përgjigju
  • ilir: 22/08/2022 18:26

    hahahaha dhe kjo kish ngel pa u bo se hajdut po non grata po eh mer sali mor sali

    Përgjigju
  • Cubel breca: 22/08/2022 17:53

    Nuk eshte gje e re e kam then qe ne kohen qe kan filluar komentet qe figurat kryesore qe kan drejtuar vendin kan dhe jan agjentura ne sherbime te huaja. Se edhe rezultatet nga 30 vjet kete tregojn. Vendi ka ecur tre hapa pas nje hap para. Keta duhet te ishin shumica pas hekurave. Shpresojm qe cdo person te dal e te saktesohet si qendron e verteta se kemi 30 vjet e spo e gjejm, aq mir e mbrojn njeri tjetrin sa sbehet. Jan te gjith te perlyer, prandaj eshte kjo situat.

    Përgjigju
  • Patrioti: 22/08/2022 17:43

    Mjere njerezit e ndershem e punetore ne kete vend kush I ka drejtuar keto 30 vjet!!!

    Përgjigju
  • Bona: 22/08/2022 17:41

    Ky horri ngeli i lire dhe pse te gjjthe ja dim se cka bere duhet qe shteti ta fusi ne burg

    Përgjigju
  • Beni: 22/08/2022 17:40

    Ishalla del spiun qe te hyje njeher e mire ne burg

    Përgjigju
  • Rexhep Kasap Bule Öeka [ kepi ]: 22/08/2022 17:40

    Salhe bajga : hajdut , spiun, kriminel, mashtrus , fëlliqsir. Ky malok maskara duhet të digjet i gjall e ürap si lan mëkatet që i ka bo Shqipris.

    Përgjigju
  • Dora d'istria: 22/08/2022 16:50

    Horra hajdut vrases eshte per te vene ulerimen se kush na ka drejtuar kush ka qene ne parlament e jan edhe sot shume prej tyre.Kane qen agjent thoni ju, po kjo eshte me e pakta se keta mostra cnuk kane bere qe nga 90 e ketej.30 e kusur vjet qe e dogjen e vodhen e vrane e cnderuan shqiperin e gjore.Keta mostra e kan vendin jo vetem jasht politikes por duhet te ishin ne burg te perjetshem se jane pergjegjes per krime kunder nje populli te tere

    Përgjigju
  • dajti: 22/08/2022 16:06

    Komento! Po cfare te komentosh? Te gjithe politikannet te perlyer- dikush me dosje spiuni, nje tjeter kriminel ( disa ne fakt) nje tjeter hajdute, te tjeret te korruptuar. Mjere kush e ka udhehequr shqiperine dhe jerzit punetore e te ndersheem. U bene 30 vjete keshtu

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë