Edhe Buffon në vallen e basteve,
6 fjalë që po duken të tepërta

Edhe Buffon në vallen e basteve,<br />6 fjalë që po duken të tepërta
"Më mirë dy të plagosur, sesa një i vdekur". Një frazë e thënë ndoshta pa të keq nga portieri italian Gianluigi Buffon që mund ti kushtojë pak, pasika "ngjallur" interesimin e policisë italiane. në vallen dhe në kulmin e skandalit të basteve, prokuroria po zgjeron hetimet edhe më shumë.

Fraza e thënë nga Buffon, ishte një lidhje me përfsirjen e mundshme dhe të përfolur të trajnerit Antonio Conte në skandalin e basteve. Prokuroria kërkon të kuptojë nëse Buffon e bëri për të mbrojtur trajnerin, apo nëse është në dijeni të fakteve dhe trukimeve për ndeshjet.

"Ende nuk e kam menduar, por nuk e përjashtoj në ditët në vijim nëse do ta marr në konsideratë" tha prokurori Di Martino për rastin e Buffon. Ai është vetëm i fundit në listën e juventinëve aktualë që përfshihen në baste, pasi janë përfolur më parë, Simone Pepe, Leonardo Bonucci dhe trajneri Conte.(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Revista amerikane Skift: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore

Revista amerikane Skift: Pse Shqipëria po bëhet kaq popullore