'Edhe bufi e kupton!' Fuga zbulon të vërtetën, Skëndër Gjinushi kryetar i ASH vijon të jetë ende...

'Edhe bufi e kupton!' Fuga zbulon të vërtetën, Skëndër Gjinushi kryetar i ASH vijon të jetë ende...

Akademiku Artan Fuga vijon ende sulmet e tij për të zgjedhurin e ri, kryetar të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushin.

Së fundmi, Fuga ka publikuar një dokument, ku duket qartazi se kreu i ASH vazhdon të jetë ende kryetar i partisë Socialdemokrate, si dhe në listën e KQZ për zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas tij, të tilla fakte janë në kundërshtim me ligjin.

"Besoj se edhe më skeptiku tashmë e beson se zgjedhjet në akademinë e shkencave ishin një farsë e rëndë politike si rezultat i pazarit të shëmtuar midis tij dhe kryeministrit Edi Rama sipas parimit : Unë të jap partinë politike si pjesë e koalicionit qeveritar, kurse ti më jep mua nëpërmjet Besa Shahinit dhe Eglantina Gjermenit akademinë e shkencave ku të shtyj pensionin tim." -shkruan Fuga në publikimin e tij në Facebook.

Ndërkaq, akademiku i ka bërë thirrje kryetares të komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit Publik, zonjës Fatjona Dhimitri, që të denoncojë këto paligjshmëri.

"Shkencën Edi Rama dhe Skënder Gjinushi e e kanë zhytyr në paligjshmëri! Unë i bëj thirrje kryetares të komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit Publik, zonjës Fatjona Dhimitri, të distancohet dhe të denoncojë këto paligjshmëri, për të mos u bërë pjesë e tyre si deputete të tjera të qeverisë atje!"- shton ai.

Komenti i plotë

Skandali i kthimit nga Edi Rama dhe Skënder Gjinushi i Akademisë së Shkencave në parti politike
--------------------

Si heshtin për turpin e tyre akademikët!

--------------------
Megjithë deklarimet e pavërteta që ka bërë, sikurse dëshmon me fakte gazeta Panorama, personi i zgjedhur nëpërmjet një farse të paligjshme kryetar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, vazhdon:
1. Të jetë kryetar i partisë socialdemokrate
2. Të jetë në listën zyrtare të fletës së votimit zyrtare të komisionit qendror të zgjedhjeve të 30 qershorit ku partia e tij figuron me numrin 28.

Besoj se edhe më skeptiku tashmë e beson se zgjedhjet në akademinë e shkencave ishin një farsë e rëndë politike si rezultat i pazarit të shëmtuar midis tij dhe kryeministrit Edi Rama sipas parimit : Unë të jap partinë politike si pjesë e koalicionit qeveritar, kurse ti më jep mua nëpërmjet Besa Shahinit dhe Eglantina Gjermenit akademinë e shkencave ku të shtyj pensionin tim.

Faktet sot janë të botuara. Gjithçka bëhet në kundërshtim me ligjin në fuqi sepse sipas tij kryetari i një partie politike nuk mund të jetë as antar i akademisë së shkencave dhe jo më kryetar i saj!

Sikurse thekson me të drejtë media është hera e parë në historinë akademive të shkencave në botë, prej qindra vjetësh, që kryetari i akademisë së shkencave të jetë dhe kryetar i një partie politike. Aq më pak të arrijë të kandidojë në zgjedhjet politike!

Besoj edhe bufi e kupton tashmë sesi një akademi shkencash me në krye partinë socialdemokrate si pjesë e koalicionit qeveritar mund të jetë një institucion i pavarur shkencor që të mbështesi të vërtetën objektive jashtë interesave politike!

Bufi e kupton, por një antar akademie shkencash nuk e kupton akoma!

Besoj edhe bufi e kupton sesi do të zgjidhen tashmë antarët e rinj të akademisë së shkencave kur kjo akademi shkel me dy këmbët, brutalisht, në mënyrë provokative, ligjet e shtetit dhe zgjedh kryetar të saj një kryetar partie. Akademikët do të jenë të gjithë antarë dhe militantë partish qeveritare!

Nuk përjashtohet qëe kryetari i akademisë së shkencave t'u kërkojë akademikëve të antarëesohen edhe në partinë socialdemokrate dhe sikurse ka prova, një pjesë jo e vogël e tyre edhe mundet që kokëulur të paraqiten për të marrë teserat e partisë.

Bufi e kupton këtë, por një antar akademie shkencash nuk e kupton!

Besoj se edhe bufi e kupton që politika ka uzurpuar rëndë shkencën dhe akademinë e saj, sikurse ka uzurpuar edhe universitetet me bordet e mbushura me militantë politikë që dërgon atje ministrja e arsimit. E kupton që kademia e shkencave me anë të kryetarit të saj është kthyer në parti politike që me numrin 28 kandidon për zgjedhjet e qershorit 2019!

Buffi e kupton, por një antar akademie shkencash nuk e kupton!

Turpi dhe skandali ja mbërritën dhe kanë plasur si ujërat e zeza! Ja sesi një akademi shkencash e kalbur, e plakur, e manipuluar nga një grup individësh që e nuk i shqiten prej gjysëm shekulli, produke të diktaturës në shkencë, dhe gënjeshtarë që kërkojnë një vend në akademinë e shkencave nëpërmjet miqve dhe vartësve të vjehërrit, u kthye në parti politike.

Edi Rama i kërcënoi me zhdukje, braktisi dhe tradhtoi reformimin e saj, i la të bëjnë në mënyrë të kundraligjshme zgjdhje farsë, u jep si nga xhepi i tij paranë publike t'a përdorin në mënyrë abuzive si maskë e politikës dhe për interesat e tyre të fëlliqura, të mbijetojnë në kalbëzimin dhe parazitizmin e tyre dogmatik dhe nepotik, por me një çmim ama: Ju do të ktheheni në një parti politike për të më shërbyer mua!

Fakti u zbulua!

Nëpërmjet propozimeve të turpshme të Eglantina Gjermenit, një ish pjesë e stafit ndihmës administrativ dhe ish pedagoge në Universitetin e Tiranës, me anë të kësaj akademie shkencash të kthyer në parti politike vasale e qeverisë, Edi Rama kërkon të kapi dhe kontrollojë politikisht edhe universitetet e qendrat shkencore të vendit!

Edhe një buf e kupton se akademia e shkencave po konkuron për zgjedhjet politike si parti, por një antar akademie shkencash nuk e kupton! Shqetësimi është nëse e kuptojnë profesorët e universiteteve dhe kërkuesit shkencorë! Apo e kuptojnë dhe nuk bëzajnë sepse kanë frikë! .

Kryetari uzurpator i akademisë së shkencave nuk duhej të ishte fare antar i asaj akademie sepse ligji ja ndalon, jo më të bëhej kryetar i saj! Kjo shkelje ligjore nuk është sot, por vazhdon me të gjitha pasojat financiare prej dekadash, por sot shpallet si provokacion dhe tallje ndaj ligjit, opinionit publik, komunitetit universitar të vendit!

Pasi politika qeveritare ka kapur ekonominë, administratën, kulturën, universitetet tani kap dukshëm dhe brutalisht edhe shkencën!

Ne jemi si universitarë dhe kërkuesa shkencorë nën diktaturën tiranike të politikës qeveritare. As në periudhën komuniste kjo nuk ka ndodhur kurrë!

Duke qenë i paligjshëm si antar i akademisë së shkencave një kryetar partie, ai po shpall me deklarata publike se është kryetar akademie midis kryetarëve të partive politike dhe kryetar partie politike midis akademikëve. Këtë model e deklaron si gjendje normale ndonëse tërësisht në kundërshtim me ligjin!

Si i tillë i gjithë procesi është i paligjshëm.

I paligjshëm urdhëri i ministres së dikurshme Lindita Nikolla që e emëron Skënder Gjinushin si Kryetar i grupit të reformës, 
i paligjshëm projektligji që antari i paligjshëm ka përpiluar për interesat e tij dhe të grupit të bashkëpuntorëve të tij të ngushtë të përfshirë në veprimtari antiligjore, 
i paligjshëm dhe antikushtetues prezantimi i iniciativës ligjore të deputetes Eglantina Gjermeni në Komisionin përkatës të Kuvendit të Shqipërisë, 
të paligjshme zgjedhjet farsë në akademinë e shkencave që unë kam denoncuar parreshtur si antar i saj!

Shkencën Edi Rama dhe Skënder Gjinushi e e kanë zhytyr në paligjshmëri!

Unë i bëj thirrje kryetares të komisionit të Edukimit dhe të Mjeteve të Informimit Publik, zonjës Fatjona Dhimitri, të distancohet dhe të denoncojë këto paligjshmëri, për të mos u bërë pjesë e tyre si deputete të tjera të qeverisë atje!

Unë i bëj thirrje akademikëve të ndershëm që në heshtje votuan kundër zgjedhjes të paligjshme të kryetarit të Akadmisë së Shkencave, të mos qendrojnë fsheehur, por të dalin hapur kundër kthimit të Akademisë së Shkencave në një organizatë parapolitike per turpin tonë si akademikë!

Unë iu bëj thirrje grupit uzurpator të akademisë së shkencave që sa nuk është shumë vonë të ndërpresin veprimet e tyre në kundërshtim me ligjin sepse një ditë drejtësia ndonëse vonon nuk do të harrojë!

Unë i bëj thirrje Presidentit të Republikës që konform detyrave të tij kushtetuese të mbajë shënim dhe administrojë shkeljet ligjore në zgjedhjen e kryetarit të akademisë së shkencave duke mos miratuar një farsë që e zhyt përfundimisht në llum e në baltën e paligjshmërisë atë institucion!

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • GJINUSHIrobqiri: 01/06/2019 14:01

    O gjino o kriminel/enverist kopil i qelber

    Përgjigju
  • redi: 31/05/2019 18:11

    Fuge ja bo per gjynaf, dhe u lodhe tu nxjerr vetem vrer pa aftesie kur Prof.Gjinushin e votoi asambleja dhe jo qeveria.Pse nuk hyre ne gare me gjoja programit tend apo kishe frike se nuk te votonin.Akademija do qelizem dhe jo te flene gjume si deri tani.Ne boten demokratike Akademite ndihmojne ne zjvillimin akonomiko social shtetin me studimet e tyre inovatore

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale