Ukraina do të jetë organizatore shumë e mirë e Kampionatit evropian të futbollit. Kështu të paktën pret futbollisti kosovar Armend Dallku. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare ka gati shtatë vite që vazhdon karrierën në Ukrainë, njërin prej dy vendeve organizatore të evropianit të 14-të që zhvillohet nga tetë qershori deri më një korrik.
Ai thotë se pas përfundimit të evropianit të gjithë do të pranojnë se dyshimet e shfaqura për Ukrainën ishin të padrejta. Ukraina nga shumë vende pjesëmarrëse në evropian është akuzuar për racizëm e huliganizëm. Madje familjarë të disa futbollistëve anglezë kanë hequr dorë nga udhëtimi në Ukrainë nga frika se mund të jenë shënjestër e sulmeve raciste.
"Nuk është e vërtetë se në Ukrainë ka racizëm. Huliganizmi është i nivelit të njëjtë me vendet e tjera evropiane. Futbollistët me ngjyrë që luajnë në Ukrainë nuk kanë pasur asnjëherë probleme raciste. Ata kanë dalë me deklaratë për të mohuar zërat për Ukrainën raciste" tha Dallku.
"Në fakt, Ukraina është një shtet i butë me njerëz të butë. Ka shtatë vite që luaj në këtë vend dhe asnjëherë nuk kam pasur as më të voglin problem", ka thënë Dallku. Ai thotë se akuzat ndaj Ukrainës janë bërë për motive politike. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com