TIRANE- Ndërkohë që ka një borxh gjigand publik prej mbi 1 trilion lekësh, është interesant fakti që e njejtë shifër, madje pak më e lartë, përfaqëson sasinë e lekëve, që shqiptarët u besojnë bankave. Sipas statistikave të Shoqatës Shqiptare të Bankave, në fund të shkurtit të këtij viti, vlera e përgjitshme e parasë që ndodhej në banka si depozita ishte 1.077 miliardë lekë, pra 20 miliardë lekë më shumë se sa i gjithë borxhi i vendit. Nga këto, shumën dërmuese, 926 miliardë, e përbëjnë depozitat e individëve dhe pjesën më të vogël që mbetet depozitat e korporatave, pra të biznesit.
Në rast se shteti shqiptar do të ishte në gjendje të vinte në lëvizje këtë shifër, kjo do të ishte një bombol e vërtetë oksigjeni për ekonominë shqiptare. Por, aktivizimi i këtij stoku gjigand do të bëhej i mundur në rast se shqiptarët do të luanin paratë në bursë, në vend që t’i linin me interesa qesharake në banka. Fatkeqësisht, Bursa e Tiranës pushoi së ekzistuari krejtësisht, pasi “ngrohu vezë” për vite me radhë pa bërë asgjë.
Ky fond përbën një shumë të mirë në favor të bankave, të cilat blejnë me to bono dhe obligacione thesari të shtetit, duke nxjerrë fitimet e tyre, më tepër se sa me të ardhurat nga interesat e kredive.
/Shqiptarja.com