Edhe gazetari i RAI-t viktimë e një “Babaleje” tjetër?

Edhe gazetari i RAI-t viktimë e një “Babaleje” tjetër?

Një gazetar i RAI-t mbërrin në Tiranë për protestat e Partisë Demokratike. Punon gjithnjë në Itali, njeh pak njerëz këtu, ka pak burime. Por ka një fat të pabesueshëm: në më pak se 24 orë gjen një “kontakt”, që ka aq shumë  besim tek ai, sa që i organizon një takim me një trafikant droge në një bazë të fshehtë, i cili, pa ndonjë motiv të dukshëm, pranon të rrezikojë të zbulohet, vetëm për kënaqësinë që të tregojë para telekamerave një qese me disa kile marijuanë dhe një kallashnikov. Po çështja është: çfarë thotë trafikanti? Se paratë e drogës shërbejnë për të blerë votat në zgjedhje. Dhe ku jeton trafikanti? Natyrisht në Shijak.

Koincidenca e parë: tregimi i “trafikantit” dhe vendi i intervistës koincidojnë në mënyrë të përsosur me përmbajtjen e përgjimeve, që PD po përdor për të akuzuar qeverinë se ka manipuluar votat më 2017. Koincidenca e dytë: “trafikanti” nënvizon në intervistë se, “ashtu sikurse ka ndodhur në zgjedhjet e kaluara, ashtu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme”. Koincidenca e tretë: Basha e përdor menjëherë intervistën për “të konfirmuar se ekziston një plan për të vjedhur votën edhe në zgjedhjet e ardhshme”. Koincidenca e katërt: Basha thekson se, pas “Zërit të Amerikës”, edhe këtë herë është gjetur prova nga një “gazetar investigativ i huaj”.

Kushedi pse trafikantët shqiptarë të drogës (anonimë) u japin intervista vetëm gazetarëve të huaj, ose gazetarëve të PD-së. Për të gjithë gazetarët e tjerë, t’i gjesh ata, është gjithnjë e pamundur, sidomos kur nuk flasin për t’u mbrojtur nga ndonjë akuzë, por (si në këtë rast) flasin për t’u vetëakuzuar për shumë krime. Dhe kushedi pse këto “scoop”-e gjithnjë konfirmojnë tezat politike të PD-së. Edhe kjo është vetëm një koincidencë? Apo edhe gazetari i shkretë i RAI-t besonte se do të bënte scoop-in e jetës së tij, por mbeti viktimë e një “Babaleje” tjetër? Por ne shikim të parë më i besueshëm pse nuk u prodhua nga një ''gazetar investigativ'' i Partisë Demokratike, por nga një gazetar i pavetëdijshëm i televizionit publik italian.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 02/03/2019 14:48

    dhe sikur te ishte e vertet po pse o pak tendera e lek ka ne duar shteti do ngelej te kilet me bar te blinte vota ca palacosh qe jan sa posht kan ren me kto (goditje nen brez)thuhet ne box

    Përgjigju
  • Goni: 24/02/2019 13:26

    Ishte teater vlla. Ishte teater

    Përgjigju
  • joni95: 24/02/2019 13:14

    ishte fallco...kur shkon me makine ne ndonje baze nuk ka nevoje per te mbyllur syte me kapuc per te mos pare, por ndonje aparature qe blokon cdo vale ne nje diameter te caktuar.

    Përgjigju
    • Kolona: 25/02/2019 12:25

      Shpifje dhe shpifje, vegla te paguara nga partia demokratike. Asgjë nuk mbetet lulush. Zagaret e tu besojnë pallavrat e do të ndjekin nga pas.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja