Edhe Hungaria na fut në listën e kuqe për shkak të COVID-it, u ndalon hyrjen shqiptarëve

Edhe Hungaria na fut në listën e kuqe për shkak të COVID-it, u ndalon hyrjen shqiptarëve

Kryeministri hungarez Viktor Orban

Shqipëria është futur në listën e kuqe nga Hungaria për shkak të rritjes së numrave me COVID që nga momenti i rihapjes.

Qeveria hungareze njoftoi sot se të huajt nga vendet në kategorinë e kuqe, pra ata me një shkallë të lartë infeksionesh, ku përfshihet edhe Shqipëria janë të ndaluar të hyjnë, ndërsa qytetarët hungarezë që vijnë nga këto vende do të duhet të qëndrojnë në karantinë për dy javë ose derisa të provojnë dy herë me anë të testit që janë negativ.

"Ne shohim shenja shqetësuese, rritje të numrit të rasteve në vendet fqinje, Evropë dhe në të gjithë botën" tha Gergely Gulyas, zyrtar i kabinetit të kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Në datën 1 korrik, Bashkimi Evropian hapi kufijtë për vendet jashtë BE, por nga lëvizja e lirë u përjashtua Shqipëria. Komisioni Europian miratoi një listë të shteteve që do mund të udhëtojnë drejt Europës, pjesë e së cilës nuk është Shqipëria.

Në këtë listë, nga vendet e Ballkanit është Mali i Zi dhe Serbia. Megjithatë në varësi të ecurisë së pandemisë, lista do të rishikohet çdo dy javë, pra më 15 korrik.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 12/07/2020 22:58

    Kujt i plasi per vendin e ketij idiotit?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI