Edhe jashtë debatit presidencial, Biden 'fitues' ndaj Trump, testohet negativ nga Covid

Edhe jashtë debatit presidencial, Biden 'fitues' ndaj Trump, testohet negativ nga Covid

Ish-nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden dhe gruaja e tij, Jill kanë rezultuar negativ në testin për koronavirusin.

“Jam i lumtur të njoftoj se Jill dhe unë kemi dalë negative për COVID-19. Faleminderit të gjithëve për shprehjen e shqetësimit me mesazhet tuaja. Shpresoj që kjo të shërbejë si një kujtesë: vendose maskën, mbaj distancën dhe laji duart”, tha shkruar Biden në rrjetin social Twitter.

Shqetësimet për një infektim të mundshëm të tij erdhën pasi Biden, më 30 shtator, mori pjesë në debatin e parë presidencial me presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili të premten konfirmoi se ai dhe Zonja e Parë, Melania, kanë dalë pozitiv në testin e koronavirusit.

Më herët, kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i uroi presidentit amerikan, Donald Trump, dhe Zonjës së Parë, Melanie, shëndet të mirë dhe shërim të shpejtë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Trump, ka simptoma të lehta të koronavirusit.

"Populli amerikan mund të jetë i sigurt se ne kemi një president që është në detyrë dhe do të vazhdojë të jetë në detyrë. Unë jam optimist se ai do të ketë një shërim shumë të shpejtë", tha shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • alex: 03/10/2020 10:24

    biden ka per te shkuar si bidon. trump mbi 65%

    Përgjigju
  • Derivar: 02/10/2020 21:02

    Hahahahha, trump 64 % biden 36 % ne debat, forca trump

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb