Edhe Korça i bashkohet festës së ndërrimit të viteve me fishekzjarre, pavarësisht temperaturave

Festa e qytetarëve në Korçë

Edhe Korça, një qytet tradicional festimesh dhe serenatash, nuk ka qëndruar pas qarqeve të tjera të mëdha për të festuar ndërrimin e viteve.

Qindra qytetarë janë parë në sheshin e qytetit minuta para se të vinte mesnata dhe të hidhnin fishekzjarret e para dhe deri tek shashkat dhe kapsollat nga ana e fëmijëve. 

Spektakli i fishekzjarreve dhe festa zgjati deri në orët e para të mëngjesit, teksa u organizua edhe ceremonia e hedhjes së fishekzjarreve nga Bashkia. Dhe pavarësisht temperaturave të ulëta, sheshi ishte i mbushur.

Deri tani, gazetari i Report TV, Armand Braho, informoi se nuk raportohet për problematika me rendin dhe sigurinë, apo dhe shëndetin e qytetarëve.
 


Lajmi kryesor:

Mirësevjen 2025! Në Tiranë, spektakël fishekzjarresh e koncert në shesh! Atmosferë festive në çdo qytet! Shqiptarët kudo urojnë: Gëzuar!


A.Q/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet