‘Veri Jug’/ Nxjerrja e rakisë me kazan bakri në Zall Herr, agronomi rrëfen ‘sekretet’ dhe traditën artizanale

Udhëtim në veri të Tiranës dhe ndalesë në zonën e Zall Herrit, ku tani, në stinën e vjeshtës, fermerët e vreshtave sipas një tradite qindravjeçare, e nxjerrin rakinë me kazanë bakri dhe me dru zjarri.

Për ‘Veri Jug’ në Report Tv, agronomi Ibrahim Rrasa rrëfen historinë dhe traditën artizanale të nxjerrjes së rakisë dhe të verës në kantina të vogla popullore, duke pritur të festojnë në gëzime familjare rakinë dhe verën e re.

Ndiqni 'Veri Jug' një emision nga gazetari Agim Pipa, çdo të dielë ora 13.30.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:06
VIDEOLAJM/ Veri Jug në Zall Herr, dhoma e zjarrit të nxjerrjes së rakisë

 

Ndalesë në kantinën e vogël popullore të vreshtarit Hamdi Guri.

Ai e nxjerr rakinë me dy kazanë bakri dhe me dy vatra zjarri me dru, sipas traditës qindravjeçare në Zall Herr.

Ora 14:04
‘Veri Jug’/ Kazanët me bakër, historia e nxjerrjes së rakisë në mënyrë artizanale

 

Ibrahim Rrasa, agronom I lartë dhe përpunues rrushi, rrëfen historinë e nxjerrjes së rakisë në mënyrë artizanale dhe tradicionale prej qindra vjetësh.

Në kantinën e vogël të familjes, ai e nxjerr rakinë me kazan bakri.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë