KOSOVE - Edhe Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, ashtu si Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është nisur sot për në Nju Jork të SHBA-së.
Axhenda e tij fillon njësoj si ajo e Kryeministrit shqiptar, pasi edhe Thaçi do të marrë pjesë në fillimin e punimeve të sesionit të vjeshtës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit e Qeverisë së Kosovës, e cila shton se gjatë kohës së qëndrimit në Nju Jork, Kryeministri Thaçi do të ketë takime me politikanë dhe diplomatë të shteteve të ndryshme.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com