Zgjedhjet në PD/ Kryesia do të votohet nga anëtarësia, ja kush janë 15 emrat në Tiranë

Zgjedhjet në PD/ Kryesia do të votohet nga anëtarësia, ja kush janë 15 emrat në Tiranë

Lulzim Basha me deputetët e Partisë Demokratike

As kryesia e Partisë Demokratike nuk do ti shpëtojë procesit të votimit në bazë, proces që nisi më 25 shtator në Kukës. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, ka përcaktuar zonat ku do mund të kandidojnë anëtarët e kryesisë, (duke patur parasysh faktin se në cilën zonë mund të jenë më të dobishëm), ndërkohë nëpërmjet votës së tyre, demokratët në bazë do përcaktojnë nëse do jenë pjesë e listës finale të kandidatëve për deputetë.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, dy nënkryetarët Edi Paloka  dhe Edmond Spaho dhe sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi futen automatikisht ne lista, pa kaluar nga fazat me të cilat PD ka vendosur të kalojë kandidatet e mundshëm për deputetë si dhe ish kryeministrat ndër vite si Sali Berisha.

Nga procesi i votimit janë përjashtuar edhe 3 anëtarët e Kryesisë, Sekretari Organizativ, Sahit Dollapi dhe Sekretari për Burimet Njerëzore, Ervin Minarolli, si dhe Drejtori i Fushatës në Partinë Demokratike, Alfred Rushaj, pasi janë përfshirë drejtpërdrejtë në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për deputetë që pas mbledhjes së kryesisë së 25 qershorit.

Dje anëtarësia e PD në qarkun e Kukësit vendosën që të jenë pjesë e listës në këtë qark, Dhurata Cupi dhe Kreshnik Collaku, ndërkohë që të tjerët do të votohen në ditët në vijim, sipas kalendarit të votimit të përcaktuar më herët nga Gazment Bardhi.

Izmira Ulqinaku do të jetë pjesë e listës që Komisioni do ti çojë për votim anëtarësisë së Shkodrës, Endri Hasa pjesë e listës së Elbasanit, Enkelejd Alibeaj pjesë e listës së Fierit, Bylykbashi në Durrës.

15 emrat e tjerë të kryesisë (Eno Bozdo, Fatbardh Kadilli, Flamur Noka, Grida Duma, Jorida Tabaku, Jamarber Malltezi, Orjola Pampuri, Tomor Alizoti, Çlirim Gjata, Ivi Kaso, Ina Zhupa, Albana Vokshi, Arben Kashahu, Arben Ristani Belind Kelliçi) janë përcaktuar në listat paraprake për të garuar në qarkun e Tiranës, por duhet të marrin pëlqimin e anëtarësisë në 10 tetor kur edhe do të zhvillojnë votimet demokratët e këtij qarku.

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ola: 28/09/2020 08:53

    KISHA NDA MENDJEN PREJ 1 VITI; KURRE ME VOTEN PS-se...tani 1000% voten PS-se me keta lloj monstrash emra qe ka zgjedh Lulja !!!

    Përgjigju
  • Shoku: 28/09/2020 08:02

    Kesaj i thone vetevrasje, me keta emra Lulja nuk fiton kurre.Tani po duket qe ky po punon per Ramen dhe cdo gje po shkon vaj drejt humbjes.Arben Ristani ne Tirane ha ha tu pi konjak ke lagja eshte figure shume e respektuar nga pleqte qe luajne domino.

    Përgjigju
  • tjetri: 27/09/2020 18:24

    flamiri e ndriti kuksin po ngli tiran puro gomar

    Përgjigju
  • Genti. TR: 27/09/2020 17:47

    Po çfare lidhje ka Flamur Noka me Tironen, pse nuk rri Kukes apo as kuksianet nuk e dojne atje, e kan kuptuar qe eshte I listes serbe. Keshtu vazhdo Lulzim se nuk do e kalosh as 3% e partive te vogla. Flamur Noka ne Tirone, ai eshte nje shkop pa flamur.

    Përgjigju
  • Liku: 27/09/2020 16:33

    Me galloshet e vjetra qe ju ka dale boja do jeni gjithmone te humbur

    Përgjigju
  • agim barci: 27/09/2020 16:31

    nuk kishte burra ne Tirone qe ngeli Flamuri pa shqiponje apo nuk e voton njeri ne kukes bravo PD-ja ta gzoni Muli Bashen

    Përgjigju
  • Lui: 27/09/2020 16:02

    Dmth kesaj i bie " ide te reja me emra te vjeter". Dhe jo emra kot, por emra qe jane konsumuar aq shume sa edhe kur u konsumuan nuk bene asgje te mire, e jo me tani.. Pastaj thone pse ikin shqiptaret. Ne rradhe te pare shqiptaret dhe cdo komb largohet kur nuk ka shprese. Dhe shpresen e sjell alternativa qe pret te vije ne pushtet, qe ne Shqiperi mungon. Dhe shqiptaret duhet te durojne Ramen se keta jane me keq se Rama..

    Përgjigju
  • Zgjidhja: 27/09/2020 15:56

    Ne si po pull kujtuam se do kishte ndonje ndryshim po qenkan ata qe te vitit te pare qe ishin deputete .

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 27/09/2020 15:16

    Fyerje per inteligjencen Tironce... por Tirona ka me i bo nje mut te madh ne koke ketij bashibozuku ketij gamori Fkamur Nokes.

    Përgjigju
  • Tosi: 27/09/2020 15:08

    Kryevagabondi i pd leshelis Flamur Herman Geringu kesaj radhe duket se nuk do jete me ne liste perndryshe pd ja i ka te humbura zgjedhjet akoma pa filluar fushata aq urrejtje ka populli i Tiranes per kete gangster rrugac molotovi.

    Përgjigju
  • O tej: 27/09/2020 15:03

    Tirana shndrin me Flamur Magjar Noken.. o pika me gjithe perzgjedhje qe keni bere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg