Edhe Lugina e Preshevës me lëvizjen e vet “Vetëvendosje”

Edhe Lugina e Preshevës me lëvizjen e vet “Vetëvendosje”
Në Luginën e Preshevës përveç dy partive opozitare në vend flitet edhe për krijimin e një fronti opozitar të quajtur “ Vetëvendosja e Luginës”. Këto janë lajmet më të fundit që vijnë nga kjo zonë ku deri më tani konfliktet dhe debatet nuk kanë reshtur mes palëve.
Kryetar i gjertanishëm i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginë të Preshevës, Belgzim Kamberi, në një deklaratë dhënë të mërkurën për “Presheva Jone”, paralajmëron përfshirjen e tij dhe të simpatizantëve të vet në politikë.

Sipas burimeve të marra nga gazeta "Info" e Kosovës, flitej se Kamberi një ditë do të përfshihet në ndonjë parti politike, por nuk është vendosur saktësisht se në cilin krah do të vendoset , apo çfarë grupi politik do të formojë në Preshevë.

Ajo që Kamberi, lideri I KDNJ pohon është se ka ardhur koha për një opozitë të fortë, por se për cilin kah politik bëhet fjalë nuk është bërë e ditur akoma dhe kjo mbetet të shihet në ditët në vijim.

Opozita aktuale në Preshevë përbëhet prej dy partive politike: PVD-së së Riza Halimit dhe UDSH-së së Rahmi Zylfiut.Akoma nuk dihet , se cili do të jetë variant I mundshëm I hyrjes së Kamberit në politikë por bazuar në të dhëna paraprake, analisti politik mund të formojë forcën e tretë opozitare në Preshevë.
Duhet theksuar se Kamberi, përveç posteve që ka si magjistër i shkencave politike në Paris të Francës, anëtar në RROSH – rrjetin e organizatave Shqiptare, ish-kryeredaktor tani gazetar i “Courire de Balkan”, ai njihet edhe si ideator i protestave të viteve të fundit në Luginë të Preshevës, pasi mbi të rëndonte edhe aktakuza nga ish - ministri, Milan Markoviq në gjykatën e Vranjës.

Kështu në ditët në vijim do të shihet edhe vendosja e tij në politikë por sipas të gjitha të dhënave rreth themelimit të partisë së re në Luginë, Kamberi do të mbetet në frontin opozitar, apo “Vetëvendosja e Luginës”.

(marrë nga Zëri)

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi