Mbrojtësi qendror i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj, i cili jeton në Gjermani, i është bashkuar mirëpritjes së shtetit gjerman për refugjatët sirianë.
 
Përmes rrjetit social Facebook, Mavraj e ka falënderuar Gjermaninë për këtë gjest.
 
“Mirë se erdhët në Gjermani. Sot populli gjerman ju thotë emigrantëve sirianë, madje në arabisht është shkruar Ahlan wa sahlan (Mirë se vini). Nga thellësia e zemrës; Faleminderit Gjermani. Das ist Deutschland”, ka shkruar Mavraj në Facebook, raporton Koha.net.
 
Ditëve të fundit, refugjatët nga zonat e pushtuara nga lufta në Siri, kanë mësyrë Evropën në shifra alarmante. Ndërsa shumë vende evropiane po ndërtojnë mure për të penguar hyrjen e refugjatëve në vendet e tyre përkatëse, Gjermania i ka hapur duart, madje ditën e djeshme shumë qytetarë gjermanë, ardhjen e refugjatëve sirianë e pritën me duartrokitje.  

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)