Edhe miqtë e “Facebook”
shkaktojnë depresion

Edhe miqtë e “Facebook”<br />shkaktojnë depresion
TIRANE - Mbi gjendjen shëndetësore nuk kanë ndikim vetëm personat e jetës. Shëndeti mendor mund të influencohet jo vetëm nga humori negativ i miqve të afërm dhe familjarëve, por edhe nga trishtimi i miqve të rrjteve sociale, që mund të mos i kemi takuar kurrë në jetën tonë.

Ky është rezultati i një studimi, të kryer nga Universiteti Adelaide në Australi dhe publikuar në “Australian and Neë Zealand Journal of Psychiatry”.

Për shkencëtarët, depresioni dhe ndjenja e vetmisë, mund të përhapin një proces të kontaminimit emotiv, i ngjasëhm me atë që përhapen edhe sëmundjet.

Studimi ka marrë në kosideratë edhe mjaft kërkime shkencore të mëparshme, përfshirë një studim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku për 32 vite me radhë kanë parë ndryshimet e shëndetit dhe humorit në rrjetet sociale, duke konsideruar gjatë viteve të fundit edhe lidhjet e dashurisë që kanë nisur në botën virtuale.

Sipas autorit kryesor, Tarun Bastiampillai, rezultatet do të shërbejnë për të ndryshuar mënyrën se si trajtohet depresioni, për shembull duke e përshkruar si” aktivitete të këndshme” me miq, që janë në gjendje të na transmetojnë ndjenja pozitive.

Mjekët mund edhe të gjejnë miq dhe familjarë të pacientëve depresivë për të identifikuar se cili prej tyre përbën rrezik ose mund të ofrojë mbështetje për të përmirësuar gjendjen shpirtërore.

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.05.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK