Tirane, 11 Tetor/ATSH/.- Mitrovica është ndezur pas fitores së kombëtares shqiptare në futboll kundër Armenisë dhe kualifikimit trë drejtpërdrejtë në Euro 2016, njofton korrespondenti i KosovaPress-it nga Mitrovica.
Qindra qytetarë janë mbledhur në anën jugore të qytetit pranë urës së Ibrit, duke brohoritur "Shqipëri etnikë", "Mitrovica është e jona.
Forca të rrepta kanë formuar kordon në hyrje të urës për të parandaluar ndonjë konflikt të mundshëm me serbët e anës tjetër veriore.