Edhe në mars çmimet shumë të
ulëta, ekonomia pranë deflacionit

Edhe në mars çmimet shumë të<br />ulëta, ekonomia pranë deflacionit
Edhe në muajin mars ekonomia shqiptare është përballur me çmime shumë të ulëta, shumë pranë rënies në deflacion. Sipas të dhënave zyrtare të sapo publikuara nga Instituti i Statistikave, treguesi i inflacionit rezultoi 0.3%, me një rritje të vogël prej vetëm 0.1 pikë përqindjeje krahasuar me muajin shkurt. 

Rënia e inflacionit është shkaktuar kryesisht nga kontributi negativ në indeksin e inflacionit nga grupet e transportit, energjisë e veshjeve.

Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,28 pikë përqindje në indeksin e çmimeve.

Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” kanë kontribuar me -0,18 pikë përqindje.

Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me nga -0,09 pikë përqindje secili. 

Krahasuar me muajin Shkurt 2016, rritja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije alkoolike” me 1,1 %.

Ulja më e madhe mujore e çmimeve vërehet në grupin “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mobilim” me 0,3 %.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut