Deputeti socialist, Erion Braçe foli në Kuvend për aktin normativ për rishpërndarjen e buxhetit 2025. Braçe tha se ku akt normativ meriton lëvdim sa i takon shpërblimit të dhënë për shtresat në nevojë veçanërisht ata me ndihmë ekonomike dhe aftësi ndryshe.
“Ekonomia vazhdon të zgjerohet dhe viti 2025 shënon zgjerim të rëndësishëm 3.5%, 3.9% pret ministri, ndërkohë që inflacioni mbetet në nivele të ulëta, ndërkohë që eksportet vazhdojnë të rriten. Rezerva e vetme që unë kam është bujqësia që vazhdon të numërojë vitin e disatë me rënie dhe sektori tjetër që është sektori jetik që ka të bëjë me industrinë që shënon rënie. Ka të meta që kërcasin në këtë akt normativ. Akti meriton lëvdim sa i takon shpërblimit të dhënë për shtresat në nevojë veçanërisht ata me ndihmë ekonomike dhe aftësi ndryshe. Nëse për realizimin e të ardhurave është evidente fakti që po mblidhen më shumë të ardhura, në krahun e shpenzime publike vazhdojmë të kemi mosrealizime”, tha Braçe.
Braçe u ndal edhe tek sektori i bujqësisë, kur tha se edhe njëherë që donte të lavdëronte ministrin e Bujqësisë Andis Salla, ai nuk ishte në sallë. Braçe tha se i vjen mirë që janë shtyar paratë nëbujqësi, ndërsa kërkoi dëmshpërblimin për dëmet nga përmbytjet.
“Edhe njëherë që dua ta lavdëroj ministri i bujqësisë nuk është. Më vjen mirë që paratë janë shtuar në bujqësi, fondi është realizuar 100%. Nga thesari ka shkuar në bankë, janë pagesa që nga banka duhet të shkojnë në xhepat e qytetarëve, por ama ajo që më shqetëson ka të bëjë me faktin që kanë ndodhur fatkeqësi të mëdha natyrore dhe bujqësia ka marrë goditje të konsiderueshme. Goditje për bujqësinë erdhi në verë në dy zona të rënd, Gramshi dhe Delvina, dhe duhet të paguajmë për to. Përmbytjet e kombinuara me ngrica nëntor dhe janar kanë goditur Shkodrën, Obotin për të vazhduar në Zadrimë Durrës”, tha Braçe.
Përgjigje mori nga Taulant Balla i cili tha se grupet e qeverisë dhe pushtetit vendor janë në terren për evidentimin e dëmeve.
Lajmi kryesor:
Debate në Kuvend për protestën e PD! Koçiu: Efektivët u sulmuan me molotovë, policia veproi sipas ligjit! PD: Hodhët gaz lotsjellës të skaduar











