Edhe pacientët e huaj
zgjedhin Spitalin Amerikan

Edhe pacientët e huaj<br />zgjedhin Spitalin Amerikan
TIRANE - Spitali Amerikan vazhdon të jetë lider mbi ofrimin e shërbimit shëndetësor në Shqipëri, në saj të arritjeve shumë të larta profesionale në fushën e mjekësise në rang kombëtar.

Numri i madh i pacientëve, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet shumë për kete spital. Flet për reputacionin e krijuar në nëntë vite pune të palodhur.  

Tashmë spitali vlerësohet edhe në rang ndërkombëtar. Shembulli konkret që vërteton këtë gjë është edhe pacienti i rradhës, i cili ka udhëtuar nga shtëpia e tij, në Uells të Britanisë së madhe për mbi 15 orë rrugë për të ardhur në Spitalin Amerikan në Tiranë. Bruce Turner është 63 vjecar dhe vuante nga një sëmundje e komplikuar e cila kërkonte një ndërhyrje shumë të specializuar kirurgjikale dhe një ndjekje në dinamik të pacientit.

Operacionin eshte kryer nga kirurgu i përgjithshëm Dr. Burak Koza së bashku më gjithë ekipin mbështetës. Tashmë ky pacient i të cilit ia kishin anulluar shume herë operacionin në Uells, do të kthehet atje i befasuar nga niveli i mjekësise dhe profesionalizmit në Spitalin Amerikan. 

Turizmi mjekësor në Shqipëri i përfaqesuar denjësisht nga Spitali Amerikan, nuk ndihmon vetëm Spitalin Amerikan por është dhe një marketing mjaft mbreslënës dhe për vendin tonë në përgjithësi duke ndihmuar kështu sado pak në zhvillimin e turizmit në cdo form të tijën. 

Shëndeti është absolutisht gjëja më e shtrenjtë për njeriun, dhe për këtë Spitali Amerikan ka treguar se shpëtimi i jetëve dhe siguria e shëndetit është puna më triumfuese. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike

Makina me turistë kthehet përmbys pasi bie në kanalin e Butrintit, dy persona të plagosur! Njëri në gjendje kritike