Një pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe një punëtor i kompanisë “Delfini”, përgjegjës për t’i ruajtur rezervat e derivateve në ndërtesën e qeverisë janë arrestuar të enjten. Ata janë kapur në flagrancë, duke vjedhur derivate dhe tashmë është caktuar masa e paraburgimit prej 72 orësh.
Dyshohet se ata kanë vjedhur për një kohë të gjatë, edhe pse vetëm dje janë zënë në flagrancë.
Policia e Kosovë nuk ka reaguar rreth kësaj vjedhjeje, përderisa kompania Delfini, e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e disa institucioneve, shprehu indinjatën për këtë rast, por drejtori i saj pohoi se punëtori ka qenë i shtyrë për vjedhje nga polici.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com