‘Edhe pse i madh ndihej i vogël përpara tyre’/ Fotografi personal i Hashim Thaçit kujton episodet e rralla të ish-Presidentit dhe prindërve të tij

‘Edhe pse i madh ndihej i vogël përpara tyre’/ Fotografi personal i Hashim Thaçit kujton episodet e rralla të ish-Presidentit dhe prindërve të tij

Foto e Hashim Thaçit me prindërit

KOSOVË-Fotografi personal i ish-Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Astrit Ibrahimi ka publikuar një set fotografik lidhur me raportin mes tij dhe prindërve. Sipas dëshmisë së Ibrahimit, Thaçi edhe pse njëri me peshë dhe personalitet ndihej ende i vogël përpara prindërve.

Ai shprehet se ka realizuar fotografi nga momente të rralla të Thaçit, ku nuk ndihej president, por i biri i dy prindërve, që siç tha ai, e shikonin me mall, por edhe me brengë.

“Keni dëgjuar fjalë të mëdha këto ditë zie, por unë e kam pasë fatin të zë momente të veçanta të Presidentit Thaçi në fotografi, edhe pse i madh në historinë tonë, ndihej i vogël para prindërve, tamam si biri para nënës e babës. Foto momente shumë te rralla të Presidentit Thaçi duke u ndje jo president, por i biri i dy prindërve që e shikonin me mall. Por edhe brengë”.

Fotografi personal i Hashim Thaçit, Astrit Ibrahimi pati edhe disa fjalë për babanë e Haxhi Thaçit. 

“Foton ku shihet Presidenti Thaçi tu e shërby kafen e rrallë te mëngjesit për prindërit e tij në Brojë, ai e publikoi si shenjë falënderimi i një biri për prindët që gjithmonë ishin shumë krenarë por që nuk e patën hiç të lehtë me pas një djalë të tillë si Hashim Thaçin”, ka shkruar ai.

Nga ana tjetër Ibrahimi është shprehur se babai i ndjerë i Thaçit, Haxhiu, as në momentet e fundit nuk u dorëzua deri sa të shikonte djalin e tij, i cili vuan dënimin nga Gjykata Speciale e Hagës.

“As babë as bir nuk u koritën kurrë e Baci Haxhi Thaçin nuk arritën me korit as në momentet e fundit të jetës së tij se e priti djalin dhe nuk u dorëzua pa e përqafu edhe njëherë të fundit. Ngushëllime Familjes Thaçi”, ka shkruar ai.

H.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’

‘Tradhtarë, mosmirënjohës’ / Rama nga Njësia 2 tregon të pathënat kur kandidoi për herë të parë në parti: Mora vetëm 40 vota, dy vite isha ‘black out’