Këto janë pamje të një video, ku një qen kërcen nën ritmin e këngës Gangnam Style të Psy.
Duket se qeni kinez i quajtur Nathan, jo vetëm kërcen, por edhe po dëfrehet vërtetë në performancën e tij.
 
Por historia e tij është e dhimbshme, pasi për 4 vitet e jetës së tij, ka qëndruar sa në një shtëpi adoptive në tjetrën, pa gjetur një person që të kujdesej për të, duke e konsideruar atë të paadoptueshëm.

Por tashmë ai është adoptuar nga një organizatë që merr nën kujdesje qentë e vegjël dhe përgjegjësit e kësaj organizate, janë shprehur se Nathan është vërtetë i këndshëm dhe një qen i shëndetshëm. 

Redaksia Online
(o.b/shqiptarja.com)