Edhe Reporters sans Frontieres rrëshqet tek propaganda e PD

Edhe Reporters sans Frontieres rrëshqet tek propaganda e PD

Reporters sans Frontieres (RSF), një organizatë prestigjioze joqeveritare ndërkombëtare, e cila pretendon të monitorojë lirinë e shtypit në botë, në Shqipëri ka rrëshqitur tek propaganda e Partisë Demokratike. Në një postim të dërguar dje në Twitter, RSF i shpreh solidaritetin “gazetarit Bledi Kasmi, të goditur nga forcat e policisë ndërkohë që po përgatiste një reportazh për Rilindjen Demokratike”.

Duket se RSF ka informatorë të saj brenda zyrave të PD-së dhe është pozicionuar publikisht pa as më të voglin verifikim të fakteve: videot që qarkulluan në web në fakt tregojnë pa asnjë dyshim se Kasmi nuk po bënte një reportazh gazetaresk për Rilindjen Demokratike, por po merrte pjesë aktiv në një konfrontim me policinë duke përdorur një zgarë metalike. 

Të shqetëson fakti që një organizatë si RSF të bjerë me kaq lehtësi në grackën e propagandës politike, pasi, kur punët janë kështu, vihen në dyshim edhe raportimet vjetore të saj (të financuara nga donatorë ndërkombëtarë), me të cilat mat nivelin e pavarësisë politike të mediave në botë. Po si ja bën për të matur pavarësinë e mediave të tjera, kur vetë RSF nuk tregohet e pavarur?

xy//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja