Edhe Shehi kundër Bashës: Kur humb zgjedhjet ikën, bëri kongres formal! Në këto 8 vite kemi bërë një zig-zag pa logjike opozitare

Edhe Shehi kundër Bashës: Kur humb zgjedhjet ikën, bëri kongres formal! Në këto 8 vite kemi bërë një zig-zag pa logjike opozitare

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi

Aleat i PD në zgjedhjet e 25 prillit, por duket se kreu i LZHK, Dashamir Shehi, nuk ka qenë dakord me aksionin opozitar të ndjekur nga Basha. I ftuar në një emision televiziv mbrëmjen e sotme, Shehi iu bashkua kritikëve të Bashës, teksa u shpreh se pasi humbi zgjedhjet, duhej të kishte dhënë dorëheqjen si kreu i PD-së. Mbledhjen e Kongresit të PD, Shehi e quajti formal, duke shtuar se u zgjodhën po ashtu organe formale.

“Kjo është një situatë e mbarsur në PD. Sidoqoftë mbaheshin nën suazën formale të disa rregullave. Kohët e fundit janë prishur edhe rregullat formale. Rregulli formal duhet të ishte, që kur humb zgjedhjet ikën. Basha edhe nga ana formale nuk i ka ndjekur ato statutet. Bëri një kongres formal, zgjidhi organe formale. Unë mendoja që Basha duhet të shtynte kongresin, të hapte lojën për të gjithë palët. Çfarë bënë këta, atë që kanë bërë edhe më parë, zgjidhën disa organe formale. Një kongres që ka 6 mijë vetë nuk është kongres, është tallje. Një kongres që ka 500 vetë është tallje. Një kryesi që ka 40 vet është tallje me kryesinë. Këtu janë zhvlerësuar të gjithë. Megjithatë kjo është ana formale e situatës, sepse situata është ndryshe. Kishte nevojë për tu hapur, të diskutonte ku kemi gabuar për 8 vjet. Kush është shtegu që mund të dalim", tha ai.

Për Shehin, në këto 8 vite opozita ka bërë zig-zag pa logjike opozitare.

"Në këto 8 vite kemi bërë një zig-zag pa logjike opozitare. Dualizmi brenda partisë ka qenë, vetëm ata që nuk merren me politike nuk e kuptojnë këtë. Kush thotë që punët kanë shkuar vaj tallen”, u shpreh Shehi.

Ndalur te vendimi i Bashës për largimin e Berishës nga Grupi Parlamentar, Shehi tha se atij duhej t'i ishte lënë një shteg të largohej si kalorës, ndërsa shtoi se kthimi i Berishës do të ishte një grotesk politik.

“Berishës, qofshin ato që i kanë pru letrën qoftë Basha vetë, duhet t’i lenin një shteg të largohej si kalorës. Ka qenë dy herë Kryeministër i Shqipërisë , ka qenë dy herë president. Në një farë mënyre Shqipërisë i kanë rënë puplat nga kjo punë. Ne po bëhemi vendi që arreston shefat. Atje në Kosovë marrin ca, këtu po marrin ca të tjerë. Isha për t’i lënë një shteg. Nuk mendoj se Berisha mund të kthehet se kjo do ishte grotesk politik, por mund të shërbejë si një lloj katalizatori që gjërat që nuk janë thënë, të thuhen”, theksoi Shehi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miku: 16/09/2021 21:57

    Mire e ke, o Dash, e more mandatin me nje parti inekzistente si LZHK e tani po i bie shkelm Lulit. Tani e kuptove qe Luli nuk ben?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille