Edhe tepelenasit si tropojanët, i japin fjalën Veliajt për bashkëpunim e prishje vullnetare të ndërtesave pa leje te ‘Astiri’

Pak ditë më parë, pasi shtrëngoi dorën e bashkëpunimit me komunitetin tropojan, kuksian dhe dibran te “Astiri” (SHIKO KËTU), të cilët i dhanë fjalën kryebashkiakut Veliaj se do të prishnin vetë ndërtimet pa leje në atë zonë e më pas e bënë realitet, kreu i Bashkisë së Tiranës mori sot edhe dakordësinë e komunitetit nga Tepelena, Skrapari dhe Korça, për vijimin e projektit të Unazës së Madhe.

Ashtu si edhe Ukë Çelkolaj nga Tropoja, edhe Servet Merko nga Tepelena gjatë një takimi informal i dha fjalën kryebashkiakut dhe u shpreh i gatshëm që të lirojë ndërtesat e tij pa leje te “Astiri”, për t’i krijuar mundësi më pas mjeteve të IMT-së që të vazhdojnë me prishjet.

“Kemi një muaj që e kemi boshatisur, e kam larguar qeraxhiun. Jemi për zhvillimin, është diçka që i shërben gjithë qytetit”, tha Servet Merko në krah të Veliajt.

Veliaj falenderoi banorët që janë distancuar nga aktet e bllokimit të rrugës dhe që kanë pranuar që t’i hapin rrugë projektit për transformimin e segmentit nga Pallati me Shigjeta deri te Dogana, në një rrugë që jo vetëm do sjellë zhvillimin e zones, por edhe do të çlirojë trafikun e makinave, duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

“Dua t’i falenderoj publikisht të gjithë miqtë, si ata nga Tropoja, Kukësi dhe Dibra që gjetën gjuhën me bashkinë për të bërë zhvillimet e tyre në anën tjetër, ashtu edhe miqtë tanë nga Tepelena, Skrapari dhe Korça të interesohen për familjet dhe për zhvillimin e tyre”, tha Veliaj.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan

Avokati që kallëzoi Këlliçin në SPAK: Dënohet deri në 6 vite burg, ka prova që falsifikoi diplomën e s'deklaroi pasurinë! Mohoi edhe gruan