Edi Batra, i dënuari me burg përjetë i ulet dënimi me 1 vit, projekton lirimin nga qelia

Edi Batra, i dënuari me burg përjetë i ulet dënimi me 1 vit, projekton lirimin nga qelia

Burgu i Peqinit

Zbardhet vendimi i gjykatës së Elbasanit që vendosi ti pranojë kërkesën për ulje me 1 vit burg Edmond (Edi) Batrës i dënuar me burgim të përjetshëm. Rezulton se Batra është arrestuar në vitin 1997 për akuzën e grabitjes me armë në dy raste me pasojë ekzekutimin e kambistit Lulash Kroni dhe muzikantit Marian Trepçi. Pikërisht për këto dy krime të rënda, Batra është dënuar nga gjykata e Apelit Tiranë me burgim të përjetshëm. Deri në fund të muajin Janar 2020, rezulton se Edmond Batra kishte kryer 23 vite e 1 muaj burgim. Por pas një vendimi të marrë nga gjyqtarja Miranda Çekrezi në Elbasan, këtij të dënuari me burg përjetë i është njohur një amnisti e vitit 2014, duke bërë që dënimi të ulet në masën me 1 vit burgim.

Tashmë ky vendim i gjyqtares Çekrezi është apeluar nga prokuroria dhe nëse në Apel, do miratohet vendimi atëherë Edmond Batra, do përfitojë uljen e dënimit me 1 vit burgim. Që sipas llogarisë kjo ulje dënimi do e çojë këtë të dënuar me burgim të përjetshëm në 24 vite burgim të vuajtura në qeli. Brenda muajit shkurt 2020, përpara uljes së dënimit me 1 vit burgim Edmond (Edi) Batra,që vuan dënimin në burgun e Peqinit, i është drejtuar gjykatës së Elbasanit me një kërkesë për lirim me kusht. Kjo kërkesë është shqyrtuar nga gjyqtari Zihni Shahu, i cili ka vendosur të mos pranojë kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Edmond Batra.

Sipas dosjes hetimore Edmond (Edi) Batra është dënuar me burgim të përjetshëm për akuzën e Grabitjes me armë me pasojë vdekjen. Ngjarja ka ndodhur në vitin 1997 në qytetin e Shkodrës, ku Edmond Batra ka hyrë në banesën e komshiut të tij për ta grabitur. Lulash Kroni, në atë periudhë punonte si kambist në Shkodër kur Batra ka hyrë për ta grabitur. Por pasi është ndjerë nga Kroni, ai e ka qëlluar me armë duke e lënë të vdekur në vend. Për këtë ngjarje Edi Batra është shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm. Vrasja e kambistin Lulash Kroni, solli serinë e hakmarrjeve mes dy familjeve, pasi djali i Lulashit, 6 muaj pas ekzekutimit të babait, ka udhëtuar drejt Milanos në Itali, ku ka ekzekutuar me armë zjarri vëllanë e Edi Bratës, Land Brata. Vrasja e Land Bratës është bërë nga djali i Lulashit, Art Kroni.

Ky i fundit pas vrasjes në Milano është kthyer në Shkodër dhe tre muaj më pas është larguar në drejtim të Kolumbisë, ku është vrarë me disa plumba në këtë shtet. Nuk dihet me saktësi nëse vrasja e Art Kronit ka ndodhur për hakmarrje apo si pasojë e konflikteve të drogës që shqiptarët kishin me njëri-tjetrin në Kolumbi. Ndërsa një episod tjetër për të cilën është akuzuar Batra, është një tentativë grabitje e një qytetari tjetër në Shkodër, i cili quhej Marian Trepçi dhe punonte si muzikant. Grabitësit kishin hyrë në oborrin e shtëpisë së Marjanit, për t'i vjedhur makinën, por pasi ai i ka ndjerë dhe u ka folur autorëve, Mariani është qëlluar për vdekje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Liria: 02/06/2020 14:47

    Presidenti eshte me e mira te zgjidhet nga populli se perfaqson unitetin e kombit dhe jo nga partit sepse behet leshe arapi thote populli sepse ska kujt tja prishi e kujt tja ndreqit nga partit qe kane mbire si kerpudhat mbase shiut ju perqafoj Tirana

    Përgjigju
  • Faiku: 01/06/2020 17:33

    Nje gje nuk kuptoj un burgim perjet apo 25 vite burg

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë