Pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci, ka nisur zhvendosja e të dënuarve me rrezikshmëri të lartë nga Burgu i Durrësit drejt burgjeve të sigurisë së lartë. Mësohet se 27 të paraburgosur dhe 6 të dënuar, të gjithë me rrezikshmëri të lartë u zhvendosën nga burgu i Durrësit drejt burgut të Peqinit dhe të Fierit. Report Tv sjell edhe pamjet e zhvendosjes së tyre drejt burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, nën masa të rrepta sigurie.
Emrat e të burgosurve nuk janë bërë publik, por në burgun e Durrësit qëndronin disa personazhe të botës së krimit, të konsideruar të rrezikshmërisë së lartë, mes tyre edhe personazhe si Lulzim Berisha. Ky i fundit bashkë me dy të tjerë, Orges Molla apo Juxhin Koka, ishin mes të transferuarve.
Lajmi kryesor:
Report Tv siguron emrat/ Kush janë të rrezikshmit 'VIP' që u transferuan nga Burgu i Durrësit, në krye Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani!











