Edi Hila dhe Halilaj, dy
artistë shqiptarë në Nju Jork

TIRANE- Edi Hila nga Shqipëria dhe Petrit Halilaj nga Kosova kanë çelur njw ekspozitë në Nju Jork që do të qëndrojë e hapur deri më 26 gusht. Hila është përzgjedhur për të marrë pjesë nga artisti Anri Sala. Gazeta “New York Times” e përshkruan atë si një piktor që krijon piktura të ndërtesave në Shqipëri të prekura nga lufta, revolucioni, neglizhenca dhe që tani janë fantazma të vetvetes.

Ndërkohë, artisti  Danh Vo nga galeria “Marian Goodman” ka përzgjedhur Petrit Halilajn, 28-vjeçarin nga Kosova. “Refugjat i luftës në Kosovë, Halilaj e përdor të kaluarën kosovare si temë, teksa rikrijon nga fillimi objektet materiale që dikur ekzistuan në muzeun e historisë natyrore në vendlindjen e tij.

Ashtu si shumica e atyre që vinë nga Evropa Lindore dhe ish-republikat sovjetike, puna e tij dhe e Hilës e bëjnë artin e Nju Jorkut të duket si pupël”, shkruan “NY Times” për veprën e artistëve shqiptarë. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas

Ardian Vehbiu: Histeria ndaj kryepeshkopit Anastas