Edi Rama, dy jetë në një person! Zbulon për medien prestigjioze italiane ku e gjen kohën për të bërë piktura, në një kohë që është edhe kryeministër

Edi Rama, dy jetë në një person! Zbulon për medien prestigjioze italiane ku e gjen kohën për të bërë piktura, në një kohë që është edhe kryeministër

Historia e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe jeta e tij si një artist prestigjioz ndërkombëtar ka tërhequr vëmëndje të madhe ndërkombëtare. Në rrëfimin e tij kryeministri Edi Rama tregon vitet e errëta të diktaturës komuniste, ndryshimet dhe gjallërimin e qytetit me ngjyra në kohën kur ai ishte kryetar bashkie dhe ekspozitat me krijimet e tij më të famshme në muzetë ndërkombëtarë.

Por i pyetur se ku e gjen ai kohën për të realizuar veprat e tij të artit , në një kohë kur ai shërben edhe si kryeministër i vendit, ai përgjigjet.

«Çdo ditë, gjithmonë. Edhe gjatë takimeve zyrtare: dëgjoj, diskutoj dhe vizatoj. Ato janë vizatime të lehtë, bëhen vetë. Filloj në mëngjes dhe vazhdoj gjatë gjithë ditës. 'Janë vizatime "instinktive", pothuajse një lloj shkrimi automatik surrealist, të cilat ndërkohë janë shndërruar edhe në skulptura qeramike: "Doodles abstraktë në tre dimensione që i vizatoj në një kohë kur kolegët e mi politikan zakonisht luajnë golf ose shkojnë në pishinë. Gjatë disa të shtunave dhe të dielave të qeta u jap formë atyre në atelien e një shoku».

Ndërkohë aktualisht marka tregtare e veprës së artistit janë doodles, e cila është ndërthurur në mënyrë perfektë me imazhin e politikanit që ka ndryshuar rrënjësisht jetën dhe fytyrën e Shqipërisë vitet e fundit.

Dhoma e çudirave

Duke hyrë në zyrën e tij kryeministrore në Tiranë, një sallë e madhe dhe e ndritshme e veshur plotësisht me letër-muri në të cilat janë të printuara vizatimet të bën të duket sikur je futur në një dhomë çudirash që është e vështirë të imagjinohet.aq më tepër kur kemi të bëjmë me zyrën që drejton vendin.  Aty gjendet një tryezë gjigande, ajo e takimeve të tij zyrtare, e mbuluar me një grumbull të madh stilolapsash të të gjitha ngjyrave me të cilat Edi Rama, firmos çdo letër zyrtare dhe jo rrallherë bën edhe skicat e tij.

Ngado të shkon syri  mund të kuptohet fare lehtë dora dhe mendimi i tij, madje edhe në një varëse rrobash me ngjyra të ndezura për mysafirët e tij.

Veprat e tij të realizuara në "vendin e pushtetit shtetëror" kanë të bëjnë me një lloj çlirimi psikologjik, ato janë një diagram abstrakt i angazhimeve të tij të përditshme politike dhe sigurisht jo skica të thjeshta, siç mund të duken në shikim të parë.

Jeta dhe Fati i tij

Historia e tij është një histori që daton prej kohësh. I lindur në Tiranë më 4 korrik 1964, Edi Rama rrjedh nga një familje artistësh,  babai i tij ishte një nga skulptorët më të realizuar të realizmit socialist, i vëllai i gjyshit të tij ishte po ashtu një piktor i rëndësishëm shqiptar nga shekulli i kaluar:

«Unë kam lindur në një ambient ​​ku arti ishte shumë i pranishëm. Kam pasur mosmarrëveshje të mëdha me babanë tim, por ai gjithmonë ka respektuar lirinë time. Ai shqetësohej për problemet që mund të më lindin mua për shkak të ideve të mia, por ai kurrë nuk e ka penguar lirinë time ».

Pasi u diplomua në artet pamore në 1986, ai filloi aktivitetin e tij si lektor në Universitetin e Arteve në Tiranë, pikërisht në periudhën më të vështirë dhe më shqetësuese të regjimit komunist që e kishte shkëputur Shqipërinë nga bota.

Ndërsa në vendet e tjera të bllokut Sovjetik kishte pasur mundësi për ndërhyrje nga jashtë, në Shqipëri heshtja artistike dhe më gjerë, ngjante me heshtje varri. E vetmja linjë që do të mund të ndiqej ishte ajo e regjimit.

Skulpturat qeramike janë doodles tre dimensionale

Në Beograd, në Budapest ose Varshavë kishte një jetë krijuese undërground e cila nuk ishte shtypur totalisht dhe tolerohej nga autoritetet, por në Shqipëri ajo ishte jo-ekzistente “ ne vuanim nga  mungesa totale e informacionit dhe e hapësirave kulturore.

Vetëm për të dhënë një shembull edhe në akademi, librat e historisë së arti ndaloheshin ke sportele... Çdo gjë që kishte të bënte me modernizmin ishte e ndaluar. Mësuesit i zhvillon leksionet pa treguar imazhet nga Impresionistët  dhe më vonë pasi sipas tyre ajo ishte për ta një art i degjeneruar. Librat e artit ishin konfiskuar dhe një botim i veçantë i gazetës së Partisë Komuniste Shqiptare u botua me letër të ricikluar nga ato ". Po përsëritej një gjë tejet tragjike e cila kishte ndodhur në shekullin e kaluar në një vend tjetër në Evropë, me librat dhe pikturat e djegura nga Gjermania naziste.

Nevoja për liri

Edi Rama, kishte filluar të krijojë një rezistencë dhe kundërshtim politik dhe artistik me studentët e tij, mes tyre ishte edhe Anri Sala me të cilin do të krijonte një marrëdhënie miqësore dhe pune intensive të pandërprerë në asnjë moment.

"Kur fillova të jepja mësim, para rënies së regjimit komunist isha i përfshirë në një lëvizje që po lindte brenda akademisë së artit, një ndër grupet e para të asaj lëvizjes së madhe që hyri në konflikt me regjimin. Ne kishim një nevojë absolute dhe të patjetërsueshme për liri dhe arti i kontrolluar nga shteti nuk jepte hapësirë ​​të menduarit të lirë. Që nga ai moment jeta ime dhe interesat e mia artistike dhe kulturore janë ndërthurur në mënyrë të pandarë me politikën. Pas rënies së regjimit, unë u transferova në Paris për të jetuar në Qytetin e Artit, aty ku kishte atelie artistësh nga e gjithë bota dhe qëndrova atje për një kohë të gjatë. Pastaj ishin ngjarjet dhe situata që përcaktuan një fat ndryshe për mua.

U ktheva në Shqipëri për funeralin e babait tim dhe në atë kohë më propozuan të isha Ministri i Kulturës në qeverinë e re. Në tetor 2000 unë u zgjodha kryetar i Bashkisë së Tiranës, një punë emocionuese që në atë moment e konsiderova si formën më të lartë të "artit konceptual".

E kuptova që duhej të ndërtonim çdo gjë nga e para. Pas viteve të gjata të tranzicionit të egër, qyteti ishte plotësisht i humbur, në një njërën anë vuante pasojat e kolektivizmit totalitar të regjimit të mëparshëm dhe mungesës së një qeverie të qëndrueshme, institucioneve dhe ligjshmërisë, të cilat e pengonin atë të ndërtonte një bote të lirë në të cilën të gjithë mund të merrnin pjesë në jetën politike dhe shoqërore.

Unë u zgjodha me një votim masiv popullor dhe politika ime e parë  simbolike por njëkohësisht  konkrete së bashku me miqtë e mi artistë ishte të pikturonim rrugët dhe fasadat e ndërtesave të ndërtuara në epokën Komuniste, të cilat dukeshin pothuajse të shkatërruara. Doja të ndryshoja një hapësirë ​​publike të braktisur totalisht në diçka të këndshme dhe në të njëjtën kohë, doja të filloja ndërtimin e një ure të re komunikimi midis qytetarëve dhe autoriteteve komunale. Fuksionoi shumë mirë ».

Shkëlqimi shoqëror

Një rastësi e çuditshme, kur në 1986 Edi Rama filloi të jepte mësim në akademinë e Tiranës, në Gjermani Joseph Beuys vdiq.

Ata të dy nuk u takuan kurrë më parë me njëri-tjetrin por parë nga perspektiva e sotme ata me siguri do ta kishin pëlqyer njëri-tjetrin.

Rama e bëri konkrete një koncept qendror në teoritë e shamanit të madh gjerman,  skulptura sociale, e konsideruar nga Beuys si "forma më e bukur e artit", praktika që mban së bashku krijimtarinë e individit si një, të të gjithë individëve dhe politikën e kuptuar si organizim i jetës së atyre.

Beuys e kishte teorizuar këtë gjë me disiplinën dhe punimet e tij dhe Edi Rama me anë të kësaj po e kuptonte disi rolin e tij si artist dhe politikan.

“Ajo që bëra në fillim nuk ishte art. Ishte politikë me ngjyra. Nuk ishte një akt estetik, por një gjest politik për të zgjuar qytetin dhe një mënyrë për të krijuar një urë të re komunikimi midis njerëzve. Kjo nënkuptonte kthimin e respektit për hapësirën e përbashkët dhe një dialog të barabartë me autoritet drejtuese. Për shumë vite ne kemi jetuar në mungesë të një komunikimi midis njerëzve dhe autoritetit. Rrënojat e regjimit kishin lënë një boshllëk në të cilin të gjithë, për të mirë ose për të keq, ishin të shqetësuar vetëm për mbijetesën e tyre ".

Qyteti i ngjyrave

Pas rënies së regjimit, projektet e rizhvillimit të strukturës urbane dhe hapësirave publike që Rama u dha jetë, shërbyen edhe për krijimin e urave të reja të komunikimit mes qytetarëve dhe autoriteteve shtetërore. Në projekt ishin përfshirë disa artistë si Ai përfshin Ola fur Eliasson dhe "dishepulli" dhe miku i tij Anri Sala të cilët transformuan ndërtesat gri të epokës komuniste në ndërtesa me ngjyra, si për të nënvizuar hapjen e qeverisë së re për perspektiva të reja.

 "Aksioni prodhoi efekte fantastike: I ftova artistët ta shëndrronin dobësi në forcën tonë. Pasi u bëra kryeministër, atëherë kisha idenë të ndaja të njëjtën ndërtesë qeveritare me qytetarët. Kati përdhes është bërë Qendra për Hapjen dhe Dialogun (COD), një hapësirë ​​publike kushtuar artit, kulturës dhe debateve, ku shumë njerëz vijnë e shkojnë çdo ditë, ndërsa në katin e dytë janë "dhomat e drejtuesve”.

"Unë mendoj se politika duhet të merret me artin dhe kulturën në një mënyrë delikate duke ndihmuar, por pa ndërhyrë. Marrëdhënia që ekzistonte më parë midis pushtetit politik dhe artit ka qenë shkatërruese. Me siguri arti u jep shumë njerëzve, por nuk mendoj se ka aq shumë për t’i dhënë politikës. Politika është arti i së mundshmes ndërsa arti është politika e së pamundurës. Në Shqipëri kemi kaluar një periudhë shumë të gjatë në të cilën politika dhe arti ishin e njëjta gjë dhe ishte e tmerrshme. Gjatë regjimit komunist thuhej se artistët ishin ushtarë të Partisë së Punës.

Arti ka një forcë të madhe për të hapur sytë tanë njerëzve ndaj botëve të tjera përveç atyre që normalisht tregohen dhe drejtohen nga politika. Hapja e këtyre dritareve të pafundme në botët e tjera ka bërë që në periudha të caktuara të historisë, arti të ketë qenë në gjendje të ndikojë në shoqëri, në stil, në mënyrën e të parit të trupit, mënyrën e të parit të marrëdhënieve të njeriut me të afërmin dhe natyrën. Unë jam duke folur për një nivel shumë të ndryshëm nga ato që zakonisht përdoren dhe drejtohen nga politika”.

Nga samitet tek galeritë
Sot politikani dhe artisti nuk jetojnë veçmas në shtëpi: Edi Rama flet dhe dëgjohet nga të fuqishmit e Evropës dhe Lindjes, ndërsa veprat e tij si piktor dhe skulptor prezantohen në galeritë prestigjioze dhe në ngjarjet kryesore të artit ndërkombëtar.

Kur në 2016 ai u ftua nga pronari i galerisë Marian Goodman për të mbajtur ekspozitën e tij të parë solo në Shtetet e Bashkuara, ai ishte i bindur se kishte të bëntë me një shaka të miqve të tij artistë. Por ishte e gjitha e vërtetë. Midis një samiti politik dhe angazhimeve të përditshme të kreut të qeverisë, Edi Rama nuk ndalet kurrë së vizatuari dhe formësuar “shkarravitjet” e tij.

E bëri këtë edhe në kohën që u takua me ne

Përktheu për Shqiptarja.com gazetarja Suada Mehmetaj

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 20/07/2021 19:28

    ky europiani i leshit ,qe pasi plasi skandali i lotit te unazes e coi qendron ne vlore ,ne vend qe ta zhdukte fare ....vend i mallkuar sa me saliun sa me bashen e sa me liken e kete bolen ...

    Përgjigju
  • Hajdar Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi]: 20/07/2021 13:42

    Edi Rama gjigandi Shqipris burr me horizont burr inteligjent njeri me kapacitet. Një ish sportist një djal tirane fat i madh që Shqiprin po e udhëheq një njeri i till. Rezultatet po duken kudo pra qent le të lefin hum hum hum e të han një të madh tum.

    Përgjigju
    • Pallmall: 20/07/2021 18:45

      Tamam hajdar... e sigurt je nga ato edhe bar do hame vec.... mjer vota sa gjynah eshte qe eshte e barabarte per te gjithe... vota e 20 tipave si ti duhet te jete sa nje vote intelektuali

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë