Edi Rama, është rradha për të dëgjuar armiqtë realë dhe për të kundërshtuar miqtë e rremë

Edi Rama, është rradha për të dëgjuar armiqtë realë dhe për të kundërshtuar miqtë e rremë

Edi Rama

Kurrë ndonjëherë më parë një kryeministër shqiptar nuk është shërbyer kaq shumë nga kundërshtarët e tij. Asnjëherë më parë një kryeministër shqiptar nuk ka marë një dhuratë kaq të papritur nga opozita e tij. Paketimi me fiongo i mandateve, radikalizimi i skajshëm i jetës në vend, kërcënimet dhe kërkesat ultimative dhe mosbindja civile në sfond, e zbritën Ramën me këmbë në tokë dhe në paradhomën e purgatorit, por nuk e kanë shtynë në ferr. Opozita e bashkuar shqiptare ka dhënë Ramës një betejë, në të cilën, i vetëm kundër të gjithëve, ai ka shanset më të mëdha se kurrë për të fituar sërish dhe gjithçka, edhe nëse do të jetë i vetëm deri në fund. Klepsidra tashmë është përmbysur dhe koha që deri dje ishte armikja kryesore e pushtetit të Ramës, sot është bërë aleate e tij për rikonfirmim.

Kjo javë e stuhishme i dha rradhën kryeministrit të përgjigjet. Duket se ai ka hequr dorë nga llogaritë me opozitën e re OMGJ që po hyn në parlament; ja ka nevojën në formë asaj, por në thelb e përbuz dhe do ta injorojë vazhdimisht. Prova e parë u bë sepse Rama dëshmoi se llogaritë po i bën me opozitën legjitime që është jashtë parlamentit. Të premten, me endjen e pandashme të stilit të tij, atë që i eci me studentët, Rama ftoi Bashën e Kryemadhin: “Kur do të flasim”? Dhe ky është vetëm fillimi në kërkim të një ekuilibri të ri. Sepse edhe pse Rama vazhdon të jetë legjitim nga pikpamja kushtetuese, nga këndvështrimi politik, ai është cënuar në legjitimitetin e tij moral. Pas gjyqësorit të mangët, edhe pushteti legjislativ është gjymtuar dhe dërmuar. Kjo disbalancë në frymën e kushtetutës dhe në thelbin e vetë sistemit, e ka bërë Ramën më të dobët se kurrë, ja shndërron të djeshmen në një citat të mërzitshëm, por në mënyrë paradoksale, i ka dhënë një epërsi morale që nuk e ka pasur kurrë më parë në raport me kundërshtarët e tij. Atë lloj epërsie që nënvizuan me rradhë të gjithë të huajt që kanë folur për Shqipërinë në këto ditë.

Në këto zara të hedhur në fushë, Rama i ka të gjitha mundësitë të bëjë hapin tjetër. I duhet vetëm të zgjedhë në dilemën e tij: të dëshmohet i dobët si Berisha i prillit të 2013-ës që mori mercenarë për të mbajtur në këmbë maxhorancën që i ra apo të rikonfirmojë maxhorancën e tij me një gjest të fortë politik? Një gjest që do të bënte përfundimisht diferencën e tij më gjithë të tjetët dhe do të dëshmonte në mënyrë vendimtare se ai refuzon të vendosë raport anadollak me pushtetin për hir të pushtetit.

Ramës në këtë rast i duhet të zgjedhë mes ultimatumit të “armiqve” që i kërkojnë pandershmërisht ndeshje të parakohshme elektorale dhe këshillës së “miqve” që i lëvdojnë shifrat e 2017-ës si të mjafta për të mbajtur zyrën e kryeministrit deri në 2021-shin.

Rama është i dënuari i parë që duhet të shmangë spiralen e krizës dhe është përgjegjësi kryesor për zgjidhjen e saj. Cili mund të jetë akti i rradhës që do të ishte oferta pothuaj e vetme për të shmangur destabilitetin? Cila mund të jetë ftesa e kryeministrit që do t’i jepte në të njëjtën kohë shëndet edhe standarteve të demokracisë? Fillimisht dialogu!

Me vullnetin e pandryshuar dhe të sinqertë, të hapur dhe domosdoshmërisht transparent për opozitën reale të vendit.

Me kushtin e vetëm që dialogu duhet të zhvillohet pa asnjë kusht.

Me lutjen për demilitarizimin e gjuhës dhe demotimin me shpupulosje të skifterëve të të dy palëve.

Me përpjekjet maksimale për të shmangur në çdo rast e me çdo mënyrë të destabilitetit të vendit.

Rama, por edhe Basha e Kryemadhi dhe gjithë ata që janë pas tyre duhet të rikujtojnë se dhuna është e verbër. Dhuna është zjarri që ndizet në mes të varkës që është në det; të ngroh në fillim, por pashmangshmërisht e çon në fund të detit varkën, varkarin dhe varkëtarët.

Dhuna mund të rrëzojë qeverinë, por do të përmbysë në të njëjtën kohë edhe vetë opozitën. Në demokraci, qoftë dhe në një pothuajse demokraci si Shqipëria, dhuna mund të jetë një mjet absurd që mund edhe të mbajë apo të japë pushtet, por nuk është kurrë në gjendje të ndërtojë shtet. Në Shqipërinë e sotme është marrëzi të mbahet pushteti për të qëndruar në zyrë, por duhet shndërruar vullneti i qytetarëve në mënyrë qeverisjeje.

Dhe nëse gjithçka nga këto hapa nuk risjellin normalitet, më mirë herët se vonë, më mirë me “dëshirë” sesa me detyrim, Rama ka mundësinë për të shfrytëzuar rastin e artë që i dhanë kundërshtarët për katarsis. Duke qenë në pushtet, ai mund të rifitojë pushtet në mënyrë paradoskale, edhe më të fortë se më parë, pikërisht në momentin kur ai kufizon pushtetin e tij. Duke i provokuar ai vetë zgjedhjet e parakohshme. Njëlloj si në 2017-ën kur ai mori mandatin e dytë pa u ballafaquar në asnjë çast me procesverbalin e katër vjeçarit të tij të parë, në fushatën e kesaj rradhe, ai mund t’i verë shqiptarët të zgjedhin jo për programe e strategji qeverisjeje, por për zgjedhje mes rregullit dhe kaosit. Në këtë mënyrë Ramës nuk do t’i përmendin më as Cannabis-in e Tahirit dhe as votat e grabitura të Dakos.

Zgjedhjet e parakohshme nuk janë as dramë dhe as traumë. Në epilog të kësaj historie me shumë të panjohura, kryeministri legjitim Edi Rama mund të sprovojë të rimarë edhe legjitimitetin moral të cënuar nga rrëzimi i njëanshëm i parlamentit. Duke pasur të gjitha shanset që të fitojë! Sepse si askush para tij, ai do të jetë një kryeministër që kërkon votën jo duke premtuar, por duke paralajmëruar. Në një rrjedhë logjike të ngjarjeve, me gjithë ndërkombëtarët kundër dhe me nevojën ulëritëse të publikut për qetësi, duket se njërës palë do t’i ndodhë si në atë thagmën e pavirtytshme që i këndohet me ironi një krahine krenare në Juglindje të Shqipërisë, për të ngratët kolonjarë që për tjetër u nisën dhe në tjetër gjë u bitisën!

Rama e kupton një gjë të tillë. I duhet vetëm që të zgjedhë mes ultimatumit të “armiqve” dhe këshillës së “miqve”. Duke kuptuar edhe se demokracia, si sistem sjelljeje dhe të menduari, është veç të tjerash edhe procedurë, siç do të këshillonin ndërkombëtarët, pala e tretë në konflikt dhe aleat me kryeministrin tashmë. Dhe vetë demokracia është njëlloj si seksi, për të marë një shembull që të kuptohet më mirë se çfarë po ndodh. Me dhunë e ngut akti i Adamit quhet përdhunim, me nge dhe qetësi quhet dashuri! Varet çfarë do të zgjedhin tre palët në sherr, ndërkohë që Shqipëria pret me ankth në krevat.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ETHEM LALAJ: 03/03/2019 14:40

    Z.VANGJELI.RAMA TASHME JA KA ZENE KOKEN ME DERE SALIUT,LULIT,LIKES E MONES SA QE PO TUNDIN PRAPANICEN TE MENDEROSUR DERI NE BRESE. -FAKTI QE SHUMICA E POPULLIT I URREN,QE STUDENTET NUK I PRANUANE NE DERE,QE EUROPA E AMERIKA I BRAKTISI PERFUNDIMISHT..KU E PARALAJNERUANE QE NE 2017..TREGON SE PD DUHET TE REFORMOHET THELLE PA SALIUN,LULIN,MULIN E KO...PASI NUK KA BERE ASNJEHERE ANALIZE HUMBJEJE NE 28 VITE. -ESHTE KOHA ME E ARTE QE SALIU TE ZHDUKET NGA FAQA E DHEUT SI POLITIKAN E SI NJERI I DEGJENERUARE I PAPREÇEDENT NE BOTE. -RAMA NUK KA PSE TE KALOI NE ZGJEDHJE TE TJERA. -OPOZITA PO RIBEHET ME ATA NE LISTA PLOTESUES.PD+LSI U VETVRANE POLITIKISHT DHE JO PER FAIN E RAMES QE PO KERKON TE BEJ SHTET DHE ATA QE KERKOJNE PUSHTET NE TAVOLINE. -NESE RAMA LESHON SIC THONI JU..DO TE THOT TE KET KUNDER 1000.000 VOTUESIT E TIJ TE MAJTE. -SI DUKET ERDHI KOHA QE TE MOS E DEGJOJME MË NE KUVEND SHPIFSIN KAMPION BOTE SALIMILLOSHEVIÇIN SHQIPETAR ME TE YRRYERIN NE 29 VITE.

    Përgjigju
  • Dosti: 03/03/2019 00:46

    O plak sa te ka dhen Mona pz.Po pati nai pazar te mir vl thuaji ndonje fjale per mua te bejm dhe ne te tjeret nai lek me shkrime se kemi ngel keq.RESPEKTE...

    Përgjigju
  • Flutura: 02/03/2019 22:45

    Je parashikues i "madh" por pak idiot...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë