Një twitter i akademikes gjermane Suzana Starikov shkruan se Kryeministri Edi Rama mund të zgjidhet në krye të NATO-s dhe ngre pyetjen “Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?". Sipas saj kryeministri Edi Rama dhe kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas janë dy kandidaturat për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s në vend të Jens Stoltenberg.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, shkruan ajo.

Por 1 prilli është cilësuar si dita e gënjeshtareve dhe duket se këtë herë pre e tyre ranë edhe mediat shqiptare. Pas këtij twitter, ajo sqaron se e gjitha ishte një shaka për 1 prillin.

“Ok më duhet të shpjegoj se e gjitha kjo ishte një shaka për 1 prillin”,shton ajo.

Pre e kësaj shakaje kanë rënë edhe mediat serbe, të cilat duke e besuar si të vërtetë janë alarmuar nga zgjedhja e Ramës si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Ndërsa akademikja vijon të shkruaj se kjo ishte një shaka dhe nuk duhet publikuar më nga mediat serbe si një lajm i vërtet.

 

Postimi i Suzana Starikov se Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s

 


 

Postimi i Suzana Starikov se ishte një shaka për 1 prill

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:40
Mediat serbe alarmohen nga Rama si sekretari i përgjithshëm i NATO-s, e 'pësojnë' për 1 prill!

Pre e shakasë se Edi Rama mund të zgjedhet sekretar i Përgjithshëm i NATO-s kanë rënë edhe mediat serioze serbe të cilat e kanë postuar statusin e akademikes gjermane Suzana Starikov.

Starikov ka postuar në twitter lajmin e mediave serbe dhe shkruan se thjesht po bënte një shaka për 1 prill.

“Pavarësisht se kam deklaruar se ishte thjeshtë një shaka e imja për 1 prillit, mediat nuk ndalojnë së publikuari sikur të ishte një lajm i vërtetë. Kjo është çenduri. Është vetëm një shaka, fshijeni ju lutem, nuk dua të jem burimi i një lajmi të rremë”, vijon të shkruaj ajo.

Postimi i Suzana Starikov

 

Postimi i Suzana Starikov