Pre e shakasë se Edi Rama mund të zgjedhet sekretar i Përgjithshëm i NATO-s kanë rënë edhe mediat serioze serbe të cilat e kanë postuar statusin e akademikes gjermane Suzana Starikov.
Starikov ka postuar në twitter lajmin e mediave serbe dhe shkruan se thjesht po bënte një shaka për 1 prill.
“Pavarësisht se kam deklaruar se ishte thjeshtë një shaka e imja për 1 prillit, mediat nuk ndalojnë së publikuari sikur të ishte një lajm i vërtetë. Kjo është çenduri. Është vetëm një shaka, fshijeni ju lutem, nuk dua të jem burimi i një lajmi të rremë”, vijon të shkruaj ajo.

Postimi i Suzana Starikov

Postimi i Suzana Starikov
Lajmi kryesor:
Edi Rama mund të zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO? Ja e vërteta











