Edi Rama: Krahu i pakualifikuar i
punës po pengon investimet e huaja

Edi Rama: Krahu i pakualifikuar i<br />punës po pengon investimet e huaja
Krahu i pakualifikuar i punës po pengon investimet e huaja në Shqipëri. Kështu ka deklaruar gjatë konferencës "Profesionet më të kërkuara” kryeministri Edi Rama, teksa i referohej një ankete të bërë me disa kompani të huaja për adresimin e investimeve në Shqipëri.

“Faktikisht në një anketë të bërë para pak kohësh me një grup kompanish të huaja për të kuptuar se çfarë duhet adresuar që të rritet prania e investime të huaja në Shqipëri, nuk ishin taksat, problemi i ngritur nga kompanitë. Por 3 probleme parësore. Sistemi i drejtësisë, krahu i pakualifikuar i punës dhe titujt e pronësisë,” tha Rama

Sipas tij, qeveria po pëpiqet që ta adresojë këtë çështje në një korsi alternative, atë të arsimit profesional.

“Nëse gjithçka flasim prej 2 vitesh do të ishte trajtuar dhe do ishte ndërtuar në njëzet e kusur vite sot do të ishim në një gjendje tjetër. Por sidoqoftë ka gjithmonë një moment për të filluar dhe ne kemi filluar duke çelur korsinë alternative të zanateve për të gjithë ata të rinjtë që për arsye të ndryshme nuk ndjekin universitetin por padyshim jo një korsi zanatesh si një rrugë dytësore e dorës së dytë por një korsi zanatesh që ne synojmë dhe jam i bindur që në një të ardhme jo shumë të largët të bëhet zgjehdje ku jo vetëm ata të cilët nuk ndjekin universitetin, por dhe të tjerë të cilët bëjnë këtë zgjedhje, të jenë në gjendje që përkundër zgjedhjes së tyre të marin një arsim cilësor”, u shpreh kryeministri.

Më tej ai tha se kjo alternativë është e domosdoshme pasi në Shqipëri mungojnë zanatçinjtë.

“Jemi të vetëdijshëm që kemi punuar për të ndërtuar një vend ku kemi numrin më të madh të juristëve për km katror në të gjithë planetin, por ku është e vështirë të gjesh një elektricist, hidraulik, marangos dhe këtë e dinë të gjithë ata që kanë nevojë të bëjnë një riparim në shtëpi dhe nuk kanë ku të drejtohen. Në rast se ka një problem me rrjetin elektrik në shtëpi më thoni cili nga ju e di se ku të drejtohet. Në rast se bllokohet lavamani më thoni se kush është numri i telefonit, kush janë kompanitë që mund të sjellin hidraulikun në kohë reale si sjellin picën”, vijoi Rama.

Në vijim të fjalës së tij Rama tha se arsimi profesional është ura solide e të rinjve drejt punësimit, duke përmenduar këtu sistemin dual, që do të thotë bashkëpunim mes shkollave profesionale dhe bizneseve.

“Sistemi dual është ambicia për të lidhur nxënësin me tregun. Duke ndarë kohën mes shkollës dhe punës në ndërmarrje , gjatë çdo jave. Sigurisht që shkollat profesionale janë një urë shumë solide për punësim dhe perspektivë të qartë përmes një karriere të sigurtë. Gjë që nuk mund të thuhet për arsimin e përgjithshëm as për universitetin. Jam shumë i inkurajuar nga përgjigjja që kam pasur prej sipërmarrjes. Një përgjigje shumë inkurajuese sepse nuk kanë qenë të pakët ata që duan të përfshihen në këtë sistem. Garancia e këtij sistemi janë kompanitë, jo mësuesit në klasë. Vizioni është shumë më i qartë dhe ideja për një rrjet shkollash profesionale të ekselencës në bashkëpunim  me një numër donatorësh jo pse kanë para por se kanë dije nga Gjermania, Austria,Zvicra, është ide fituese për t’iu dhënë një mesazh dhe një rrugë të qartë të gjithë fëmijëve që hyjnë në arsimin profesional, të cilët nuk kanë pse të ndjehen inferior ndaj atyre që investojnë për fëmijët juristë apo sociologë,” u shpreh kreu i maxhorancës teksa tha se për të ndërtuar një arsim profesional të besueshëm duhet bërë gjithçka e para.

Por një problem shqetësues sipas kryeministrit është fakti që rreth 70% e të rinjve duan të punojnë në shtet. Kjo kategori tha Rama nuk duan punë, por një pension të sigurtë, ndërsa kalojnë ditën e punës nëpër kafene.

“Sot në administartën publike nuk dyn dot më kollaj dhe për çdo vend në administratë ka konkurse dhe hedh poshtë çdo lloj nihilizmi apo abuzimi. Kemi sipas sektorëve, por në mesatare mbi 20 % të konkurseve që dështojnë, s'ka fitues. Ka pjesë të administartës ku konkurset kanë edhe 50 % dështim s’nxjerrin fitues. Kuptohet që një konkurs mesatarisht cilësor nuk fitohet dot me diplomë me lekë. Unë besoj se forcimi i kësaj hallke, nuk është perfekte por është hallka e duhur, do të çlirojë shumë më tepër energji në drejtim të sektorit privat dhe në drejtim të dijes që të kuptojnë njerëzit se duhet të pregatiten për të marrë vende pune”, përfundoi  Rama.

(vijon)

Redaksia Online
(u./sshqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos

Zikaltrit vuajnë, Thuram shënon tripletë dhe i jep triumfin Interit përballë Torinos