Jo vetëm kaq por ai është duke i shërbyer dhe gotat e rakisë. Ndërsa në videon tjetër, të postuar në blogun e tij, Rama shfaqet me “I pad”-in, e tij bashkë me fotografen e cila realizon fotot gjatë angazhimeve të tij politike.
Duket se Edi është tejet merakli pasi fotot të cilat do të publikohen më pas në rrjetet e tij sociale, ai i përzgjedh vetë, ndryshe nga persona të tjerë të cilët mund t’ia besojnë stafit.
Duket që Edi kujdeset deri në detaj përpara se këto foto të publikohen. E kjo gjë është parë dhe më parë në një kopertinë reviste ku Edi dhe Linda përpara se fotot e tyre të publikoheshin ato i hodhën një vështrim vetë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të suplementit "THASH&THEM" të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)