Edi Rama më i varfri mes
milionerëve të PS-së

Edi Rama më i varfri mes <br />milionerëve të PS-së
Kryesocialisti Edi Rama, sipas deklarimit të pa surisë të bërë prej tij për vitin 2011, mund të jetë i rrethuar nga milionerë, por vetë ka të ardhura modeste.

Ai ka deklaruar 932.954 lekë nga paga neto e tij, ndërkohë që 792.472 lekë ka bërë shtesë në llogarinë rrjedhëse në Tirana Bank nga paga e honorare. Rama deklaron vetëm 23.419 lekë gjendje llogarie në Credins Bank, ndërkohë që gjatë vitit 2011 duhet të ketë bërë shpenzime, pasi konstaton 160.000 lekë pakësim të gjendjes cash të familjes. Nga ana tjetër, edhe ai ka marrë kredi, duke qenë se deklaron 140.000 lekë pagesë kredie gjatë vitit të kaluar, me një gjendje kredie ende për të paguar në shumën 705.490 lekë.

LINDA
Por, "e pasura" e çiftit është e shoqja. Lindita Rama deklaron se ka fituar gjatë 12 muajve të vitit të kaluar 480.000 lekë, 11.800 euro dhe 10.500 USD nga puna e bërë në Qendrën për Nxitjen e Zhvillimit Njerëzor. Po kështu, ajo ka fituar 9.720 euro nga qiraja e apartamentit rrugën Pjetër Bogdani dhe ka shtuar llogarinë e saj bankare në Intesa SanPaolo me 16.850 euro. Po kështu, ajo është zotëruese e një tjetër llogarie në të njejtën bankë, në masën 10.481 dollarë amerikanë. Gjatë vitit të kaluar, zonja Rama ka paguar 3.000 franga zvicerane për shkollimin e vajzës së saj. Deklarata që Edi Rama bën për Inspektoriatin e Lartë të Kontrollit të Pasurive është e detyruar nga posti i tij i mëparshëm si ishkryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe jo si kryetar i partisë më të madhe të opozitës, pasi ai nuk bën pjesë as në Kuvend. "MILIARDERËT" Por pikërisht në rradhët e socialistëve të tjerë në Kuvendin e Shqipërisë shquhen një numër i konsiderueshëm njerëzish me të ardhura të mëdha.

Thjesht, mund të thuhet se Edi Rama, me të ardhura të deklaruara tejet modeste, është i rrethuar nga mjaft të pasur. Kështu, Sadri Abazi që kishtë biznes të fuqishëm privat para se të bëhej deputet i PS, deklaron më se 1 milion euro të ardhura nga fitimi i biznesit të familjes, kurse Fidel Ylli ka fituar 630 mijë euro nga dividenti më 2011 dhe zotëron rreth 820 mijë euro të tjera në banka, në valuta të ndryshme dhe lekë. Tom Doshi, nga ana tjetër, nuk është më, sipas shifrave, më i pasuri i opozitës, duke qenë se nuk deklaron asnjë lloj fitimi dhe, sipas tij, ka vetëm 170 euro që mund të tërheqë në banka. Para se të zgjidhej në rradhët e deputetëve socialistë, ai ka kontrolluar një prej shoqërive private më të fuqishme në vend në sektorin e farmaceutikës, ndërkohë që është akuzuar, pa asnjë provë të mëtejshme, edhe nga ministri i Financave Bode se ka kaluar para në rrugë të paligjshme nëpërmjet Australisë. Dashamir Peza kë nja numër shumë të madh kredish për të shlyer, ndërkohë që Arben Ahmetaj ka dalë në pah si një nga personat me pasuri më të lartë të deklaruar në gjirin e selisë rozë.

Vetëm nga interesat bankare ai ka fituar 14 mijë euro, ndërkohë që edhe bashkëshortja ka fituar një shumë të konsiderueshme si pagë vjetore. Paulin Sterkaj deklaron një fitim prej 5 mijë eurosh vitin e kaluar nga aktiviteti familjar, ndërkohë që publikon shifrën e afro 65 mijë eurove, në lekë e valuta të huaja, të totalit të parave që zotëron në banka të ndryshme. Personat VIP të PS-së nuk deklarojnë pasuritë, ose shprehen shkurt se nuk kanë ndryshime në pasuritë e deklaruara vitet e kaluara, ndryshe nga ministrat apo pushtetarët e tjerë, të cilët hyjnë deri në hollësi lidhur me pronat e tyre të tundshme e të patundshme.
(Shkrimi u botua ne Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore

Netanyahu: Do të pengoj Iranin të ketë armë bërthamore