“Je në Londër? Eja të Henen 26 Mars të diskutojme me @edirama.al mbi një RilindjeShqiptare, në London School of Economics ora18, te CLM.4.02”, shkruan Veliaj.
Rama garanci nga SHBA: Me PS ndryshimi
Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama zhvilloi një takim me studentë të Universitetit të Nju Yorkut dhe përfaqësues të komunitetit shqiptar aty. Gjatë bashkëbisedimit të zhvilluar në ambientet e NYU në Manhattan, Rama u ndal posaçërisht tek nevoja për ndryshim në Shqipëri dhe programi i PS për 'Një Rilindje Shqiptare'. "Një copëz e vogël Shqipërie që mendon për të ardhmen mbledhur në një sale plot energji pozitive ku mësuam shumë nga njëri tjetri", tha Rama për këtë takim. Sipas tij, Shqipëria nuk ka nevojë vetëm për një ndryshim të qeverisë, por Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të sjelljes së qeverisë dhe një ndryshim të cilësisë së qeverisjes.
"Shqipëria ka nevojë për një qeveri që të fokusohet më shumë mbi faktin se si njerëzit jetojnë nën këtë qeverisje dhe se si njerëzit mund të gjejnë rrugën e tyre, në bazë të kushteve që mund të garantojnë barazi përballë ligjit, që të mund të garantojnë mundësitë e tyre përballë sfidave të tyre dhe që gjithashtu të mund të garantojë që secili të ketë sukses në bazë të meritës, përmes konkurrencës së lirë, dhe jo bazuar mbi çfarë mbiemri mban individi, apo cilat janë lidhjet e tij me pushtetin", nënvizoi Rama. Ai foli për programin e PS, ku janë përcaktuar zgjidhja e sfidave të punësimit, taksimit, arsimimit e shërbimit shëndetësor. Teksa ka përmendur taksimin progresiv ndaj shqiptarëve të thjeshtë e biznesit, Rama ka nënvizuar se "është absolutisht e domosdoshme të luftojmë kundër monopoleve e kundër një shoqërie shumë klienteliste deri tani, për shkak të qeverisë e cila ka bazuar çdo gjë që i përket sipërmarrjes mbi klientët e saj".
Njëherësh ai ka paralajmëruar ndryshimin e situatës në zonat rurale. Një vajzë e re e pyet Ramën për arsyet pse nevojitet taksa e progresive në Shqipëri.
"Taksa e sheshtë është thjesht një abuzim. Është e pamundur që një infermiere të jetë e detyruar sot të paguajë më shumë taksa se doktori kryeministër", tha Rama. Geri Kokalari pyeti se çfarë do bëjë Rama ndryshe nga Berisha për pavarësinë e institucioneve.
Lideri i opozitës tha se "Unë mund t'ju them me siguri atë që ne nuk do të bëjmë. Ajo që ne nuk do të bëjmë është të ndërhyjmë në punën e institucioneve të tjera kushtetuese.
S'do ndërhyjmë në punën e Prokurorisë së përgjithshme. S'do kërkojmë kurrë nga gjykatësit të mos japin drejtësi. Ne kemi fakte që provojnë se në opozitë ne jemi sjellë ndryshe nga qeveria për të njëjtat çështje. Prokuroria e Përgjithshme kërkoi imunitetin e 3 deputetëve tanë për të hetuar ngjarjet e 21 janarit e ne jo vetëm që s'e kundërshtuam këtë, por votuam pro heqjes së imuniteteve". Një burrë i thyer në moshë, që ka qenë në burgjet e diktaturës për 25 vjet pyet për programin që ka PS për të përndjekurit. "Ne jemi të angazhuar për të pasur një tjetër qasje përballë kësaj shtrese. Jo bazuar për nevojën për të marrë votat e tyre, por të bazuar në bindjen se kjo është çështje e drejtësisë shoqërore. Kemi ngritur një grup pune që drejtohet nga një zonjë e re, e cila është vajza e një ish të burgosuri politik, që e ka vuajtur personalisht persekutimin politik, dhe e cila në bashkëpunim me të tjerë që janë po nga ky grup,është duke udhëhequr punën për Programin. Ne do përfshijmë propozimet e tyre në Programin tonë e do angazhohemi për çdo propozim që do jetë i mundur sipas këndvështrimit tonë", tha
Rama në takim.
(aq/shqiptarja.com)