Edi Rama–ARRSH: Përfundoni në
Prokurori nëse abuzoni me rrugët

Edi Rama–ARRSH: Përfundoni në<br />Prokurori nëse abuzoni me rrugët<br>
Gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama përveç situatës aktuale të rrugëve në Shqipëri ka kritikuar Autoritetin Rrugor lidhur me mirëmbajtjen e rrugëve. Rama ka kërkuar që të tregohet kujdes që rrugët të mos lihen të dëmtuara ndryshe drejtuesit e këtij institucioni mund të kenë fatin e paraardhësve.

“Ministri i Infrastrukturës i ka kërkuar prokurorisë hapjen e një procesi penal për një abuzim kolosal si pasojë e papërgjegjshmërisë të kësaj Agjencie”, ka paralajmëruar Kryeministri Rama.

“Marrëveshje solidariteti para një kontribut të kompanive private të rrugëve për të vënë në dispozicion mjetet e tyre sa herë që ka nevojë dhe kemi situata emergjence, së bashku me Autoritetin Rrugor do të menaxhohen situata të vështira,” shpjegoi Damian Gjiknuri Ministër i Transporteve. 

Gjatë dhjetorit të vitit që lamë pas Ministri Damian Gjiknuri hodhi në gjyq drejtuesi e autoritetit rrugor, Dashamir Xhika për shkak të gjendjes së rrugëve, mungesën e mirëmbajtjes dhe dëmin ekonomik.

“E rëndësishme është që njerëzit duke filluar nga pranvera do të shikojnë se shumë pjesë rrugësh nga ato kryesoret, duke filluar nga Kashari në Durrës është një problem më vete, do të përmirësohet ndjeshëm me mirëmbajtjeje të standardeve evropiane,” tregoi kryeministri Edi Rama.

“Në mos gabohem se 13 milionë euro në vit, do të financojnë mirëmbajtjen e akseve kryesore në një total prej 1322 kilometra dhe pastaj pjesa tjetër e rrugës që është 2006 kilometra rrugë, do të mirëmbahen nga buxheti i shtetit prej 3.7 miliardësh,” tha Rama.

Bashkë me Xhikën, Gjiknuri ka kallëzuar penalisht edhe dy persona të tjerë. Aksel Qurduka, ish-Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan dhe Albens Alite, i cili aktualisht vijon punën si Drejtor i Njësisë së Menaxhimit të Projektit të Rrugës Tiranë-Elbasan, pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Pas hetimeve rezultojë se në projektin e rrugës Tiranë-Elbasan ishte shkaktuar një dëm ekonomik prej 54 milionë dollarë, gjë e cila u vërtetua edhe nga auditi që ministria e infrastrukturës nisi gjatë tetorit të 2017.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve

Ukraina i bashkohet NATO-s në stërvitje për testimin e sistemeve kundër dronëve