Kryeministri Edi Rama flet në parlamentin izraelit.

“Po qëndroj në një foltore ku shumë të ftuar të tjerë kanë qëndruar para meje. Më duhet të rrëfehem se e kam të vështirë të besoj që meritoj një pritje të tillë. Por jam i sigurt se Shqipëria që unë përfaqësoj me krenari dhe njerëzit e kombit tim, si pak të tjerë që bën për popullin hebre, duhet të gëzojnë respekt nga shteti i izraelit. Ka edhe arsye të tjera përse gjunjtë e mi apo dridhen, për të qenë i sinqertë, e dija që do ishte edhe një test e folura ime këtu, po flas para një nga 5 njerëzve me aftësitë më të mëdha në botë. Falënderime më të përzemërta për fjalët që keni shprehur ndaj Shqipërisë. Mirënjohja ime më e thellë që më pritët sot këtu. Nuk mund të isha më mirënjohës se kaq”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në parlamentin izraelit: Nuk i dorëzuam hebrenjtë, s’ka paqe pa çarmatosjen e Hamasit! Netanyahu e Lapid: Faleminderit për Besën