TIRANE, 7 Dhjetor /ATSH/- Kryeministri Edi Rama ka reaguar të dielën përmes një postimi në Twiter, lidhur me deklaratat e bëra së fundmi se çmimi i energjisë pritet të rritet për xhepin e konsumatorit.
"Nëse çmimi i energjisë ju rritet 22% do dal edhe unë në protestë, po nëse jo ku do shkojnë ata që veç shpifin përditë për t'ju helmuar ?!, shkruan shefi i qeverise.
Ne një mesazh të shkurtër në Twitter, Rama jep garanci për mosrritje të çmimit të energjisë elektrike. Mandej, ai shprehet se nëse kjo vërtetohet, do të jetë e vështirë të reagohet nga ana e atyre që akuzojnë për një cmim në rritje të energjisë.
As duan t'ia dinë çfarë thonë, jo vetëm pa asnjë ide e program veç shpifjeve po ultësisht kryelartë në recitimin e gënjeshtrave të përditshme" shkruan Kryeministri Rama.  e.xh/f.n/