Nga dëgjesa me banorët e njësisë 5 në Tiranë, për projektbuxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama është ndalur tek rritja e pagës minimale, ku tha se nga janari paga minimale do të jetë 500 euro.
Rama theksoi se deri në fund të këtij mandati paga minimale do të shkojë në 700 euro.
‘Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë nën 500 euro do ti paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale. Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit.
Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputet i zonës. Ai që bënë një denoncim të tillë është i paprekshëm nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd. Përtej pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera dhe do të përfitojnë edhe punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, edhe punonjësit e policisë, që kanë pasur disa probleme që do të marrin zgjidhje të plotë sepse do të përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Që përkthehet në 50 euro plus në muaj’, tha ai.
Lajmi kryesor:
Rama me banorët e Njësisë 5: Kushtetuesja t’i qëndrojë besnike vendimit, t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën











