Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një dëgjesë për projektbuxhetin e vitit 2026, me banorë të Njësisë nr.5 në Tiranë.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë u ndal edhe tek vendimi i Gykatës Kushtetuese për të lënë Erion Veliajn në detyrë si kryebashkiak të kryeqytetit.
Duke përmendur nevojën për dëgjesa me banorët e kryeqytetit lidhur me projektbuxhetin e Bashkisë Tiranë për vitin 2026, Rama tha se Kushtetuesja duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t'i japë mundësinë Veliajt të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues.
‘Gjykata Kushteteuse t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu. Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit', tha ai.
Numri një i qeverisë nuk la pa theksuar edhe bonusin e përmuajshëm që pensionistët do të marrin përgjatë vitit 2026. Rama sqaro se krahas këtij bonusi, qeveria do të bëjë edhe indeksimin e pensioneve, që të bazohet mbi shumën e pensionit dhe bonusit.
“Deri më sot juve ju është indeksuar pensioni, ka ndodhur dhe 2 herë në vit. Kjo nuk ka lidhje. Pensioni do rritet, siç thashë, dhe pensioni po ashtu do të indeksohet. Vetëm për indeksimin do të shpenzohet vit pas viti një shumë e konsiderueshme, ndërkohë që për indeksimin dhe për rritjen, vetëm për pensionistët, në 4 vitet e ardhshme do të shpenzohen ekstra 1.7 miliardë euro. Natyrisht që kjo është një shumë e jashtëzakonshme për buxhetin e shtetit shqiptar, plotësisht e merituar. Por ama përqeshjet, sikur ka diku mundësi përtej kësaj, vijnë të gjitha nga injoranca, ligësia dhe dëshpërimi. Dëshpërimi i atyre që kanë humbur thellë e më thellë dhe akoma s’e kanë marrë vesh se pse humbin thellë e më thellë.
Për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar, në buxhet do të jetë një zë i veçantë për rimbursimin e barnave kundër kancerit.
Kryeministri Edi Rama, ka komentuar edhe aksionin për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Ai tha se zaptimi i hapësirave publike kishte ardhur në një pikë ku ishte e nevojshme që të veprohej.
Rama theksoi se Bashkia e Tiranës është duke projektuar rregulloren e përgjithshme për hapësirat publike, e cila do të përcaktojë qartë deri ku do të jetë njësia e shërbimit dhe hapësira e qytetarit.
‘Kishte ardhur në pikën ku nuk mbante më. Për këtë ne kemi angazhuar arkitektët që punojnë në Shqipëri sepse nuk janë pak dhe po bëjnë pa pagesë projekte të vogla për të gjitha cepat dhe këndet. Bashkia e Tiranës po përfundon rregullon e përgjithshme për hapësirat publike që do të përcaktojë qartë deri ku shkon njësia e shërbimit dhe ca i takon qytetarit. Në të gjitha rastet është qytetari që ecën prioritet, nëna që ecën me fëmijën, sepse ishte bërë familja që ecte në rresht për një, ishte babai, nëna, fëmijët sepse nuk kalonin dot dyshe. Kjo është një çështje që do të jetë një përpjekje shtyhu njëri dhe tjetri, po implementimi do të duhet që të ndiqet sepse nuk është kaq e thjesht. Gjëja do të përmirësohet hap pas hapi.
Ne kishim një Tiranë ku ndërtonte kushdo dhe ndërtohej kudo. Njëri fenomeni ishte ai i ndërtimit të përkohshëm dhe hekura dhe dërrsa dhe fenomeni tjetër i shkeljeve të lejeve, marrin leje dhe pastaj shtojnë metra të tjera. Dhe ne po përballemi me të dyja këto. Pas kësaj mund të ketë tek tuk ndonjë rast, por jo më fenomen të tillë. Jemi duke goditur paligjshmërinë në zonën matanë Tegut dhe kemi për të falur asnjë metër katrorë, do të konfiskojmë vila, do bëhen kopshte, çerdhe dhe qendra shëndetësore. Asnjë metër katror mbi atë që i takon me ligj’, tha ai.
Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe tek vendimi i GJK për të lënë në detyrë si kryebashkiak të Tiranës Erion Veliajn.
Ai tha se GJK duhet që t’i qëndrojë besnike vendimit dhe duhet që t'i japë mundësinë të bëjë detyrën pasi Tirana ka nevojë për drejtues.
‘Kemi edhe buxhetin e bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë është në burg pa gjyq, kur ai u morë dhe u tërhoq nga zyra për t’u futur në qeli që ndodh për njerëzit shumë të rrezikshëm, unë e thash kjo është dispropocionale, çdo njeri nëse duhet hetuar duhet hetuar, por çdo njeri deri kur gjykata e nxjerr fajtor është e pafajshëm, por nëse njeriun e merr dhe e fut brenda dhe pastaj lëshohen hiena dhe kllounët e cirkut politikë dhe mediatik për t’i bërë gjyqin ndodh që vjen dënimi publik dhe pastaj pjesa tjetër. Më pas duke parë që të gjitha shkallët e gjyqit se nxorën që të vijoi detyrën dhe të bëjë procesin ne menduam se Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit.
Ata që janë po bëjnë maksimumin dhe ne menduam në respekt të plotë të ligjit, sepse ligi thotë tjetër për deputetin dhe tjetër për të zgjedhurin lokal, për deputetin thotë kur mungon pa arsye kurse për të zgjedhurin se thotë fare. GJK doli me vendim ndryshe nga i yni. E kanë parë nga një këndvështrim i kundërt me ne, por tani duhet që të zgjedhin, sepse kryetari është në pamundësi për të bërë detyrën dhe s’mund të bëhen zgjedhje. GJK t’i qëndrojë besnike vendimit, i jepni mundësi që të vijoi detyrën, por deri atëherë ne jemi këtu. Duhet që të pastrohet të funksionojë normalisht buxheti të vendoset në dispozicion dhe për këtë ne po e mbështesim bashkinë që të bëjë më të mirën për buxhetin. Nënkryetarët dhe kryetarja e deleguar po punojnë për Tiranën, por nuk është e njëjta gjë’. Tirana nuk ka arsye të paguajë për një kohë të gjatë mungesën e drejtimit', tha ai.
Në një dëgjesë me banorët e Njësisë 5 në Tiranë për buxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama theksoi se për herë të parë në historinë e shtetit shqiptar është parashikuar në buxhet është parashikuar një zë i veçantë për rimbursimin e barnave kundër kancerit.
“Jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, kanceri ka filluar të bëhet si grip; rastet po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. Realisht nuk ka javë që unë mos të marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i është shfaqur në trupin e një të afërmi kanceri. Juve e keni ndjekur trajektoren e spitalit onkologjik nga larg, keni ndjekur atë çfarë ndodhi para ca kohësh, ndiqni edhe përpjekjet e ulëta që bëhen për ta shfrytëzuar edhe kancerin për politikë, por ajo që është reale është përtej të gjithave…
Sot është koha kur nuk mundet më të shtyjmë për shkak të vështirësive përkatëse, problemit të barnave, të mbulimit me barna të rimbursueshme të nevojës të pacientëve që kanë kancer, sepse janë barna që kushtojnë. Por njësoj siç ndodh në një familje kur largohet kjo sëmundje, unë di diçka lidhur me këtë nga jeta ime personale, të gjithë nuk kanë më mendje vetëm te detyrimi…
Për herë të parë — po nëse fillon për herë të parë — do të vazhdojë çdo vit, ne kemi përcaktuar një buxhet të veçantë për të mbuluar barnat për kancerin për njerëzit tanë. Mund të duket si fantazi që shumë gjëra më kanë ndodhur”,- tha Rama.
Nga dëgjesa me banorët e njësisë 5 në Tiranë, për projektbuxhetin e vitit 2026, kryeministri Edi Rama është ndalur tek rritja e pagës minimale, ku tha se nga janari paga minimale do të jetë 500 euro.
Rama theksoi se deri në fund të këtij mandati paga minimale do të shkojë në 700 euro.
‘Nga 1 janari 2026 paga minimale në sektorin publik dhe privat dhe në çdo kompani dhe dyqan paga minimale do të jetë 500 euro. Në mënyrë që punëdhënësit të marrin kohë për të sistemuar këtë rritje 9 muajt e parë sigurimet shoqërore dhe ato shëndetësore të atyre që e kanë nën 500 euro do ti paguajë qeveria. Punëdhënësit do të duhet që ti japin punonjësve paga minimale nga janari 500 euro. Sigurimet do ti mbulojë qeveria. Paga minimale do të rritet dhe ne se mbrojmë këtë mandat pa e çuar në 700 euro pagën minimale. Edhe kur vjen puna tek paga minimale fillojnë llafet, po jo ai ca mi jep kështu dhe ca ashtu, ka punëdhënës që hyjnë në hak të atyre të cilët punojnë që ata të pasurohen. Ka një zgjidhje ose denoncoje ose përtype sepse nuk mundet dot shteti të gjëmojë nga pas të gjithë punëdhënësit e vendit.
Denoncoje tek Tatimet, tek Ministria e Financave tek deputet i zonës. Ai që bënë një denoncim të tillë është i paprekshëm nuk të heq dot njeri nga puna. Nga deklarimet që burojnë nga banka 500 euro duhet që të vijnë në emrin tënd. Përtej pagës minimale do të rriten edhe pagat e tjera dhe do të përfitojnë edhe punonjësit e shëndetësisë, mësuesit, edhe punonjësit e policisë, që kanë pasur disa probleme që do të marrin zgjidhje të plotë sepse do të përfitojnë edhe vjetërsinë në punë. Që përkthehet në 50 euro plus në muaj’, tha ai.
Komente












"Zdryp se t'vrava / hyp se t'vrava!" - "Gjenialiteti" profesional i z. Ilir Rusmajli sugjestionoi/rekomandoi/"urdheroi" ne letren shoqeruese dhe para Gjykates Kushtetuese se kjo ceshtje do duhet te gjykohet e te zgjidhet nga Gjykata Administrative, sepse mungesa e Kryebashkiakut Veliaj e tille eshte = ceshtje admnistative ... . ----- Ne kushtet kur Gjykata Kushtetuese u shpreh ne lidhje me procedurat dhe te drejtat e shklelura per z. Erion Veliaj lind pyetja: perse Kryeministri Edi Rama, Qeveria e drejtuar prej Tij, Keshilli Bashkiak i Tiranes dhe keta 'llapangjoze' te kudondodhur, nuk i drejtohen Gjykates Administrative, por bejne sikur po sfidojne Gjykaten Kushtetuse kur ajo nuk ka me tager per cfare keta kerkojne ta bejne pis me cdo kusht, me nje 'populizem' sa banal, aq edhe vulgar - tipik i "Leader-it Max" ?!
Përgjigju