Edi Rama shmang terminalin
vip, kalon në atë të qytetarëve

Edi Rama shmang terminalin<br />vip, kalon në atë të qytetarëve
Para nisjes drejt Gjermanisë për të marrë pjesë në samitin e Berlinit që do të zhvillohet më 28 gusht, kryeministri Edi Rama ka mbajtur një konferencë nga Aeroporti i Rinasit.



Në krah të kryeministrit kanë qëndruar edhe dy anëtarët e kabinetit të tij, bëhet fjalë për ministrin e jashtëm Ditmir Bushati dhe ministrin e ekonomisë Arben Ahmetaj.



Në sy ranë edhe disa detaje interesante, si përzgjedhja e ngjyrës që dy ministrat i kanë bërë kostumit dhe këmishës duke qenë e njëjtë me atë të shefit të tyre (Ramës).Nuk dihet nëse ka qenë rastësi apo...



Një tjetër detaj ishte se pas konferencës kreu i qeverisë nuk i ka thënë jo kërkesës së qytetarëve për të bërë një foto me të në ambientet e jashtme të aeroportit.



Kryeministri Rama së bashku me dy ministrat kanë shmangur hyrjen për në terminalin vip duke zgjedhur të hyjnë në të njëjtin terminal si të gjithë qytetarët e thjeshtë.

 

Redaksia Online

41/5
  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza