TIRANE - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama zhvilloi sot takime me tregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre tek tregu çam në kryeqytet. Për tregtarët, shqetësimet kryesore ishin rritja drastike e çmimeve, rritja e taksave si dhe rënia e fuqisë blerëse. Ata shprehen gjithashtu se listat mbetet ende shqetësuese pasi sipas tyre ata i paguajnë taksat me borxhe dhe nuk bëjnë xhiro sa ç’bënin fitim para disa vitesh.

“Ka rënë në zero fuqia blerëse, nuk arrijmë të mbajmë familjen dhe nuk nxjerrim dot bukën e gojës. Dyqanet janë me qepena ulur. Biznesi i vogël po falimenton”, shprehen tregtarët përballë pyetjeve të kreut të Edi Ramës mbi situatën e tyre.

Kryesocialisti Rama premtoi rivalitizimin e biznesit të vogël duke i hequr së pari taksën e biznesit të vogël.

(Gre.M/Shqiptarja.com)