Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas lajmeve se ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është larguar nga detyra

Në rubrikën "AMARCORD", Rama ka ironizuar gjithë zhvillimet e kësaj të shtune, ku nuk kanë munguar prognozat nga më të ndryshmet lidhur me situatën brenda kampit qeveritar.

Kreu i qeverisë ka postuar një foto karikatureske ku shkruan: “Qesh mirë kush qesh i fundit…” 

Ndërsa në këtë foto zhvillohet dialogu mes dy personave si më poshtë: 

- Më ndje, Pasha, që të prish gjumin në 12 e një çerek pas mesit të ditës, po ashtu është sëra se kam...

- Hair...haber nga Roma? 

- Inshallah, ashtu si ja kemi dhënë kararin do të bëhet. 

​- Ha! Ha! Ha! 

rama
(Postimi i Ramës në Facebook)

Ndërkohë, më herët ka reaguar dhe vetë Saimir Tahiri. Deklarata e tij është surprizuese, duke mohuar të jetë shkarkuar apo të ketë dhënë dorëheqjen nga detyra. 

"Per saktesim, as me ka kerkuar kush e as kam dhene doreheqje deri tani. Sidoqofte, me te forte do jemi, sot e gjithmone, bashke", shkruan Tahiri në Facebook. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com